Katër orë pas arrestimit nga policia e Dibrës, Dritan Selishta personi që ketrajtoi kreun e Njësisë Administrative Tomin, në Dibër, është liruar. Lirimi i Selishtës është bërë me urdhër të prokurorit të Dibrës, pasi eksperti mjeko-ligjor i ka konsideruar plagët e marra të lehta dhe që hyjnë në kategorinë e rrahjes dhe jo në atë të plagosjes së lehtë apo plagosjes së rëndë.
Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Dibrës nuk mund të mbante të izoluar shtetasin Dritan Selishta, dhe nisur nga këto kushte është urdhëruar lirimi i tij. Ai do ndiqet penalisht në gjëndje të lirë për akuzën e “Rrahjes”. Arrestimi i Selishtës, është bërë në orën 15:00 të ditës së djeshme, por pas marjes në pyetje të tij dhe daljes së përgjigjes së ekspertit mjeko-ligjor, ai ka lënë ambjentet e policisë së Dibrës.
Ndërkohë që blutë e qytetit të Peshkopisë thanë dje se Dritan Selishta ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe kapja e tij është bërë në fshatin Brezhan. Policia shton se Selishta ka dhunuar kreun e Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda. Lidhur me ngjarjen, Partia Socialiste e ka konsideruar këtë si një akt të turpshëm, ndërkohë që Partia Demokratike e ka lidhur çështjen me blerjen e votave për zgjedhjet e nesërme që do të mbahen në Dibër. Por, Nuri Meda i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi kishte pasur informacion se Selishta po shpërndante para për blerjen e votave.
Rama i mjekoi plagët
Gjatë një interviste për “Report Tv”, Meda deklaroi se ishte dhunuar barbarisht dhe se në momentin e ngjarjes ka qenë e pranishme në vendngjarje edhe policia. Ai u dërgua në spital, pasi kishte plagë të forta në trup e kokë, për shkak të goditjeve, sipas tij, me dorezë hekuri nga Selishta. Plagët që kishte marrë Meda janë qepur nga vetë kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, i cili ka lënë në mes takimet elektorale dhe ka shkuar për ti ardhur në ndihmë mjekësore Medës. Rama, ka vendosur të rikthehet në profesionin e tij, duke mjekur plagët administratorit të keqtrajtuar.
Deputetë të PD bllokuan rrugën
Në dëshminë e tij të dhënë në ambjentetet e spitalit Nuri Meda ka deklaruar: “…Isha me ca shokë duke pi kafe në një lokal, më njoftuan që PD po shpërndan ca lekë në Pilafe, lajmërova policinë dhe me disa shokë shkova atje dhe gjeta një makinë në mes të fshatit. Aty ishin disa persona, dhe iu them se ça bëjnë, ata më thane, se ca të keqe ka. Iu thashë se me njoftuan që po shpërndani lekë, ikni në shtëpinë tuaj e unë në timen. Erdhën disa persona të tjerë dhe tentuan që të më qëllonin dhe iu thashë mos e bëni se njihemi e jemi krushq. Më rrahën dhe më qëlluan, në atë moment policia ishte në vendin e ngjarjes. Policia po të donte do e kapte, por nuk e kapi. Më qëlloi me doreza hekuri në pjesë të ndryshme, sidomos në sy dhe tani e kam të qepur. Policia ma solli në spital. Gjatë rrugës deputetët e PD nuk hapnin rrugën dhe mezi kam shkuar në spital. Unë kam dëshmitar që më kanë lajmëruar dhe makinën e atyre shokëve e kam parë tek bilardoja.Unë shkova nuk më gjetën mua ata. Unë jam administrator dhe dua që të mos ndodhin të tilla fenomene, ata duan të bëjnë shamatë”.
Mjekimi
Plagët që kishte marrë Meda janë qepur nga vetë kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, i cili ka lënë në mes takimet elektorale dhe ka shkuar për ti ardhur në ndihmë mjekësore Medës.
Akuzat
Nuri Meda i ka mohuar kategorikisht akuzat për blerje votash, duke thënë se ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi kishte pasur informacion se Selishta po shpërndante para për blerjen e votave.
Redaksia Online
(Al.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dhunimi i administratorit të Tominit lirohet i arrestuari Qazim Muda