Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim. Ky grup ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.

Kjo për faktin se të arrestuarit dhunonin kalimtarët dhe më pas u merrnin telefonin dhe sendet me vlerë.

Policia ka vënë në pranga Fatjon Bushgjokaj 26-vjeç, Ndue Bushgjokaj 24 vjeç, Elton Lekën 19 vjeç, 17 vjeçarin A.B si dhe është shpallur në kërkim një vajzë me inicialet R.L. Por cila ishte skema që përdorte ky grup?

Fillimishte ishte vajza me inicialet R.L e cila ndalonte qytetarët në rrugë duke u kërkuar celularin për të bërë një telefonatë.

Më pas Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, Elton Leka, dhe 17-vjeçari A.B. ushtronin dhunë ndaj qytetarëve i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare dhe largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira. 

Dy prej grabitësve Fatjon Bushgjokaj dhe e dashura e tij R.L

Ky grup kishte kryer 7 vjedhje të dokumentuara tashmë nga Policia, kryesosht mes zonës së Unazës së Re, Vorës dhe në Kamëz.

Pre e këtij grupi nuk ishin femrat, por kryesisht burrat. Nga 7 vjedhje që kishin kryer, 6 prej personave që janë grabitur dhe janë dhunuar kanë qënë meshkuj.

Sipas Policisë kjo skemë përdorej pasi burrat ishin të gatshëm për t’ja dhënë telefonin vajzës me inicialet R.L.

Në momentin e arrestimit të rinjëve u janë gjetur 7 telefona të markave të ndryshme, një varëse floriti, si dhe katër kuleta. Disa prej telefonave dhe sendeve me vlerë të arrestuarit i kishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

[gallery]21693[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com