"Dhurata" e Elhaida Danit
për festat e fundvitit/VIDEO

për festat e fundvitit/VIDEO
">
Pas suksesit të këngës "E ngrirë" në festivalin Kënga Magjike, Elhaida Dani na sjell këngën e parë të Krishtlindjeve. " Sugar Wings " titullohet kënga e publikuar pak orë më parë në kanalin zyrtar të këngëtares në youtube. Kënga me tekst në gjuhën angleze të sjell menjëhërë në mendje aromën e festave.

Kënga nis me "I have a present for you". 24 vjeçarja nuk kishte si të sillte dhuratë më të bukur se kjo për publikun shqiptar.

Sipas përshkrimit të artistes në një foto në Instagram, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këtij lloji. Surpriza nr.1 e quan Elhaida produksionin e saj më të ri. Ne mezi po presim të shohim surprizat e rradhës në këtë prag festash. Duket se sukseset e këngëtares nuk kanë të mbaruar këtë fundvit.

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara