pamje arkiv
TIRANË, 19 Janar/ATSH/.- "Nga Kostandinopoli në Stamboll"- fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX dhe "Historia ime" -Art Rinor nga Turqia, janë dy ekspozitat e radhës në galerinë FAB në Tiranë, që do të jenë të hapura për publikun nga datat 20 janar deri në 3 shkurt 2015.
Ekspozitat janë përgatitur në kuadër të projektit "Dialogjet ndërkulturore artistike Turqi-Shqipëri", të konceptuar nga ?KASD (Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike Stamboll), dhe zhvillohen më mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Institutit Yunus Emre dhe Art and Life Project.
Lidhjet qindra vjeçare mes Turqisë dhe Shqipërisë, forcohen përditë e më shumë në sajë të kulturës së përbashkët të ngjizur thellë dhe të bashkëpunimeve të vazhdueshme. Edhe këto dy ekspozita të rëndësishme, të përgatitura në kuadër të projektit "Ditët e Dialogjeve Ndërkulturore Turqi-Shqipëri", synojnë që brezat e rinj të sjellin edhe njëherë në mendje dhe të përcjellin këtë pasuri kulturore që vjen nga e shkuara në ditët tona.
Eskpozita "Nga Kostandinopoli në Stamboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX" me pjesë nga koleksioni i fotografive të Muzeut të Peras Suna dhe ?nan K?raç, kurohet nga M. Sinan Genim dhe paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollit, të fiksuara nga mjeshtrat e fotografisë të gjysmës së dytë të shek. XIX, kohë kur ky art filloi të lëvrohej në Stamboll.
Ekspozita "Historia ime" Art Rinor nga Turqia, kurohet nga Beste Gürsu dhe përmban vepra nga disiplina të ndryshme të aristëve: A. Sina Gürsu, Bar?? Sar?ba?, Bora, Çetin, Ça?da? Erçelik, Do?u Ak?nc?, Ekin Onat, Emre Çal??, Enes Ate?, Hüseyin Rüstemo?lu, Kadir Akyol, Mihriban Mirap, Nesren Jake, Özgür Demirci dhe Yasemin Öztürk Erdo?an. 14 artistët e rinj në këtë ekspozitë, historitë origjinale të kulturave të ndryshme, që janë ruajtur në kujtesë, i interpretojnë duke i lidhur me ndryshimet e jetesës, vlerat e humbura dhe të fituara mes shek. XIX dhe XXI./m.m/











