Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë

Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai në një konferencë për media në Bruksel ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë në dialogun Kosovë - Serbi.

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq është mbajtur më 14 shtator 2023, dhe rezultoi pa ndonjë përparim./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe

‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe