Policia e Dibrës ka asgjësuar me anë të djegies 4 780 bimë të dyshuara narkotike te kultivuara ne 6 parcela. Droga është gjetur në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Balgja", njësia Administrative Selishtë.

Parcelat kanë qenë të hapura rishtas për kultivimin e bimëve narkotike. 

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, dhe disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Nga ana tjetër, Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

kanabisi

kanabisi

kanabisi

kanabisi

kanabisi
(Parcela me bime narkotike dhe kolibja ku strehohej kultivuesi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com