DIBËR-Babë e bir kanë plagosur me armë zjari një 18-vjeçar në qytetin e Dibrës me të cilin ishin kushërinj të dytë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muhurr ndërsa Endri Sina është transportuar me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, të cilën kushërinjtë e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.
Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.
Ai ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Nga veprimet e policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr.
Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, T.S 31 vjeç.
Në vendngjarje janë sekuestruar një armë kallashnikov me të cilën mendohet që Sina të ketë qëlluar drejt dy autorëve si dhe një pistoletë me të cilën është plagosur i riu.
Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com