Kur vjen puna tek dietat, apo tek vlerat ushqyese që fusim në trupin tonë, jemi shumë skeptik për t’u besuar atyre që shohim në internet. Mirëpo kjo gjë nuk ndodh kur përmendim limonin e ngrirë, pasi të gjithë ja njohim vlera e mira që ka. Limoni i ngrirë luan një rol plotësues, parandalues dhe kundërveprues ndaj radikaleve të lira, pasi lëkura e tij përmban 10 herë më shumë vitamina se lëngu.
Terapia e limonit të ngrirë është ideale për të luftuar ftohjen, infeksionet dhe gripin pasi lëkura e tij përmban pektinë, vitaminë C, flavonoidë dhe më shumë se 22 përbërës të tjerë që ngadalësojnë oksidimin e qelizave.
Limoni është ideal për të pastruar organizmin dhe për të pastruar gjakun nga lipidet, të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq që më pas akumulohet si yndyrë.kështu që ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, ku të konsumoni të paktën 75 gramë limon në ditë.