Kanë nisur punimet rehabilituese për vënien në operim të aeroportit të Kukësit, i cili tashmë është transferuar në duart e një firme private. Punonjës të Aviacionit Civil që merren me ruajtjen e mirëmbajtjen e aeroportit këtë të enjten kanë bërë pastrimin dhe djegien e shkurreve dhe ferrave që kanë mbërritur deri në pistën e aeroportit.
Siç dihet, qeveria rehabilitimin e operimin të aeroportit ja ka dhëne bashkimit të shoqërive “Kastrati” dhe “T.M.D Systems LTD”. Sipas vendimit të arsyetuar nga qeveria, këto dy shoqëri kanë 8% të pikëve bonus “për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion partneritet publik privat.
Aeroporti i Kukësit ka përfunduar së ndërtuari në vitit 2005 si dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe, por deri më sot asnjë aeroplan nuk ka prekur pistën e tij. Drita jeshile operimit iu hap pas ndryshimit në 2016 të marrëveshjes koncesionare për aeroportin e Rinasit, e cila nuk lejonte që të bëheshin fluturime ndërkombëtare nga aeroportet e tjera të Shqipërisë.
Po ashtu në muajin Prill, të këtij viti kryeministri Edi Rama do të deklaronte për ekzistencën e një investitori serioz dhe në korrik, me firmë të tij aeroporti kaloi në administrim të kompanive private. Ndërsa operimi i këtij aeroporti sipas Kryeministrit Rama do të niste së funksionuari vjeshtën e këtij viti.
Ky nuk eshte aeroporti i Kuksit por aeroporti Zayed Bin Sultan, në Kukës. Pra, ZAYED BIN SULTAN. Të na rrojë Zajedi, ZAYED BIN SULTANI!! ZAYED FAIK BIN NEVRUZ SHEFQET BAJRAM BEXHET HYQMET SAFET SULLTAN SULLTAN SULLTAN SULLTAN
PërgjigjuNe Shqiperi nuk ka me pasuri dhe sherbime publike , jane dhene te gjitha me koncension dhe ato miliona euro qe mund te hynin ne arken e shtetit i nerr privati . A eshte qeveria Rama e nahte spi ekstremiste liberale e djathte . A ka Rulindja program sic kane simitrat e saj socialiste ? A duhet te rruhe qeverua Rama be pushtet ku thjesht eshte vetem kontrilluese e koncensioneve ? Kjo nuk eshte Sgqiperua qe duam . Prove e mureadministrimit publik jane kompanite e sistemit energjetik KESH dhe OSSHE qe nga gropa ku e futi privati sit eshte me rentabilitet . Dy te jeqija ka privatizimi i sektoreve strategjik , shtet himb fuqine e veprimit per interesat kombetare dhe e dyta privati nxjerr ne rruge mijera punetir per te rritur fitimin
Përgjigju