Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të hëne në Peqin.

Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv me dron, flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë një sipërfaqe toke pranë aksit rrugor Peqin-Rrogozhinë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera lidhur me shkaqet apo pasojat e zjarrit.

Lajmi në përditësim