Diploma 'peng' për disa vjet tek spitali publik a privat, ose paguaj koston e studimeve! Dy alternativat përballë studentëve të Mjekësisë këtë vit akademik

Diploma 'peng' për disa vjet tek spitali publik a privat, ose paguaj koston e studimeve! Dy alternativat përballë studentëve të Mjekësisë këtë vit akademik

Këtë vit akademik studentët e Mjekësisë së Përgjithshme do të jenë përballë një përzgjedhjeje: Ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit - E cila këtë vit do jetë ndryshe - dhe të kenë lirinë e përzgjedhjes. Ose të firmosin marrëveshje me anë të së cilës do të jenë në listën prioritare të punësimit në institucionet shëndetësore shqiptare, ama do të jenë të detyruar 'të lënë peng' diplomën në atë institucion ku do të punësohen për një periudhë 2 – 5 vjeçare.

Tashmë ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili kaloi në heshtje nga presidenti Bajram Begaj, u publikua në Fletore Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit.

Studentët që firmosin marrëveshjen me ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionin publik të arsimit të lartë atëherë do të kenë mundësi të përfitojnë nga ajo që qeveria e ka quajtur ‘trajtim i veçantë’

Por çfarë parashikon ky trajtim i veçantë?
Nëse firmos marrëveshjen studenti i Mjekësisë ka përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. Po kështu i subvencionohen interesat e kredisë për strehim. Bëhet një përllogaritje si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan studenti sipas legjislacionit në fuqi për strehimin social.

Periudha e studimeve në specializimet afatgjata konsiderohet si periudhë punësimi në rast se studentët përfshihen në kuotat e pambuluara. Ndërsa për studentët e kuotave të mbuluara periudha e punësimit në Shqipëri konsiderohet detyrim i përmbushur.

Peng i privatit apo shtetit ose paguaj
Studenti që firmos marrëveshjen përfiton nga e drejta për të mospaguar tarifën e studimeve. Gjithashtu do të jetë në listën prioritare të punësimit në institucionet shëndetësore të Shqipërisë, qoftë publik apo privat, nga momenti i lindjes të së drejtës për punësim. Në këmbim, do të pranojë të lërë peng diplomën e tij në atë institucionin që do të punësohet derisa të përmbushë detyrimin e punësimit.

E kundërta ndodh me atë që nuk pranon marrëveshjen.

Studenti që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve” shkruhet në nenin 5 të këtij ligji.

Studenti i Vitit I, jo më pak se 5 vjet punë e detyruar
Nëse je student i vitit të parë në Mjekësi të Përgjithshme, atëherë koha e punësimit të detyruar, në profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor në Shqipëri është jo më pak se 5 vjet.

"Me këtë marrëveshje studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare" thuhet në nenin 4, pika c të ligjit.

Studenti i Vitit të II – IV jo më pak se 3 vjet punë të detyruar
Studenti i vitit të dytë deri të katërt akademik nëse firmos marrëveshjen pranon për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve për jo më pak se 3 (tre) vjet në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Po kështu pranon kalimin zyrtarisht të diplomës në institucionin shëndetësor ku punësohet deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 3-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit kandidati të tërheqë diplomën universitare.

Studenti i Vitit të V – VI jo më pak se 2 vjet punë të detyruar
Për studentët e vitit të pestë ose të gjashtë në këtë program trajtimi të veçantë përfitojnë nëse nënshkruajnë marrëveshjen për tu punësuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve për jo më pak se 2 (dy) vjet në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë

Nëse shteti s’të gjen punë për 1 vit mund të marrësh diplomën?
Studenti që firmos marrëveshjen është në listën prioritare të punësimit. Në rast mospunësimi të tij brenda 1 (një) viti kalendarik nga data e lindjes të së drejtës për punësim sipas legjislacionit në fuqi atëherë konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare.

4 vitet akademike
Ligji shtrin efektet për 4 vite akademike. Që do të thotë, veç studentëve të vitit akademik 2023 - 2024, para përzgjedhjes do të vendosen edhe studentët e viteve akademike 2024 – 2025, 2025 – 2026, 2027 – 2028.

Qeveria cakton koston, Ministrite punësimin
Do të jetë Këshili i MInistrave me vendim, që do të përcaktojë koston e studimev dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji do të nxjerrë udhëzimin për punësimin e studentëve.

Aplikuan 1813 maturantë
Janë1813 maturantë që kanë aplikuar këtë vit në këtë program për 464 kuota në total që ka ky universitet. Fillimisht maturantët i nënshtrohen një testimi informatizues. Grupi i parë,prej 60 maturantësh, iu nënshtrua testit të hënën e 14 gushtit, ndërsa do të vijojë deri më 23 gusht.

Mes tyre ka maturantë të cilët janë spektikë për marrëveshjen, disa u shprehën të gatshëm për ta firmosur, ndërsa të tjerë thanë se për ‘lirinë e përzgjedhjes’ ishin gati të paguanin koston e studimit, edhe pse ende nuk i dinin këto të fundit. Me përfundimin e konkursit të dhënat e kandidatëve do të hidhen në sistem nga Universiteti i Mjekësisë për t’u shpallur fituesit në datën 27 gusht.

Pr/ligji shkaktoi debat në shoqëri, presidenti 'heshti' 
Pr/ligji tashmë i kthyer në ligj me të cilin qeveria synon sigurimin e burimeve njerëzore për kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë ka ngjallur shumë debate në politikë e shoqëri. Presidenti Bajram Begaj vendosi ta kalojë në heshtje  ligjin e miratuar në seancën e fundit maratonë (21 korrik 2023) të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

Studentët e Mjekësisë e kundërshtojnë me forcë dhe kanë lajmëruar se do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Por deri atëherë këtë vit akademik, studentët, do vihen para dy alternativave: Të paguajnë koston e plotë të studimeve që më pas të kenë ‘lirinë e përzgjedhjes” apo të firmosin marrëveshjen që do u lehtësonte xhepat e studentit, por në këmbim do të ishin ‘peng’ për disa vjet i spitalit privat apo shtetëror në Shqipëri ku do të punësoheshin.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mendim: 17/08/2023 13:44

    Me mire i lejonit Ai qe ka Ndermend te rri do Rrinte dhe Ai Qe desh te ikte te ikte, Nuk ka koncept te shërbesh me forcë, edhe polici ushtri nuk shërbehet me force, Po iken ushtari kores se veriut po iken Amerikes Rusit nga detyra etj etj Pra konkuro me paga me kushte politika etj etj sps me keto ligje jo vetem i largove Nga universiteti publiku po i bëre Armiq me zore ,Si do rri ketu Ai me nje koleg qe ka investuar 0 lek per tu bër Doktorë ,dhe Atij i shkoj studimi 50 mij € Ai eshte i detyruar te iki te nxjerr leket e studimit e beri grop familjes

    Përgjigju
  • Ricardo: 17/08/2023 09:54

    Po ne qe punuam neper hidroçentrale ne veri per 10 vjet, apo na kish bere lopa ! Vendim shume i drejte, jo vetem per xhepin tend por edhe per popullin duhet punuar !

    Përgjigju
  • Illi: 17/08/2023 07:36

    Vendim shume i drejte ne perputhje me interesat e vendit.

    Përgjigju
  • Agimi: 17/08/2023 06:34

    Punë e detyruar t'i shërbesh popullit dhe Atdheut tënd?Shkruese mos na çudit!Mjaftë më me shkrime të tiia,dhe kam një pyetje pa ata mjekë që shërbejmë sot të mendojnë si këta kalamaj që duan të shkollohen ç'farë ndodh?

    Përgjigju
    • O Perendimi: 17/08/2023 09:23

      Universitetet jane ne prag te mbylljes sepse rinia po iken jashte. Nuk po mbyllen nga ky ligj por nga mosfuksionimi i gjithcka qe na rrethon dhe qe ben rinine ti humbase shpresat nga kjo anarki 33vjecare.

    • Perëndimi: 17/08/2023 07:48

      Do ndodh që do mbylleshin spitalet se s'ka mjekë, por me këtë ligj do mbyllen universitetet se rrinia do iki jashtë të studjojnë dhe pastaj spitalet. Do detyroni dhe kamarierët dhe baristët, po sanitaret?

  • Spitali privat: 17/08/2023 05:16

    As ne nuk po gjejmë mjek me rrogat e skllavërisë

    Përgjigju
  • Pse dhe privati do t'i mbajë peng?: 17/08/2023 05:02

    Skllavizëm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë