Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi është shprehur i revoltuar dhe i trishtuar në rrjetet sociale pasi kënga e Elsa Lilës nuk do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion dhe ngre pyetje në formë akuze ndaj festivalit. Elsa Lia fitoi çmimin e parë të jurisë, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina dhe familja Kelmendi. 

Përmes një shkrimi në istastory në faqen e tij të instagramit, dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisiondhe madje nuk kursen as ironinë për fituesit.

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, e përfundon reagimin e tij Melozzi .

Këngëtarja Elsa Lila nuk përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, pasi në bazë të rregullave të reja të festivalit, artisti apo grupi i cili  merr çmimin e publikut do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa Elsa Lila ka fituar çminin e parë nga juria. 

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë.