/ATSH-AFP/ - Disa zjarrfikës kanë humbur jetën pas një zjarri të madh në një depozitë nafte pranë Kievit duke detyruar Ministrinë e Brendshme të vendosë ekipet e shpëtimit në gjendje alarmi, njoftoi sot ministri ukrainas i Brendshëm, Arsen Avakov.
"Një depozitë nafte shpërtheu pranë Vassylkivit (30 kilometra në jugperëndim të Kievit). Disa forca të zjarrfikëseve kanë humbur jetën. Forcat e shpëtimit janë mobilizuar, Garda kombëtare është vendosur në gjendje alarmi", shkruan Avakov në rrjetin social Twitter.
Disa shpërthime janë ndjerë sot në mëngjes dhe flakët dhe tymi i zi kanë përfshirë një zonë të gjerë rreth depozitës së naftës, sipas imazheve të televizioni ukrainas 112.
"Një shpërthim i fortë është ndjerë rreth orës lokale 08:00 dhe disa çisterna janë përfshirë nga flakët", theksoi shefi i shërbimit për situatat e urgjencës, Mykola Tchetchetkine për televizionin "Canal 5".