DIVJAKË, 5 Qershor/ATSH- N.Lena/  -  Sot në ditën Botërore të Mjedisit, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura për qarkun Dita Botërore e Mjedisit, kujtohet edhe në Parkun Kombëtarë të Divjakës e Fierit,organizoi në Parkun Kombëtarë Divjakë-Karavasta, një takim sensibilizues me qytetar,vizitorë të rastësishëm si dhe me nxënës të shkollave në Bashkinë e Divjakës.
Takimi u zhvillua në natyrë pranë zyrave të drejtorisë mjedisore. Në Fjalën e tij Drejtori  kësaj Drejtorie Ardian Koçi,kujtoi se kjo ditë u shpall si e tillë më 5 Qershor të vitit 1972 në Stokholm dhe prej kësaj date quhet '"Dita Botërore e Mjedisit".
Në fokus të inisiativave që u morën në këtë Samit, ishin ruajtja dhe kujdesi ndaj natyrës dhe mjedisit në tërësi. Bota në zhvillim është ndeshur me ndryshime të dukëshme klmaterike ku mund të përmenden zhdukja nënujë e disa prej ishujve më të bukur në botë kryesishtë në oqeanin Paqësor. Po kështu shkuan drejt zhdukjes edhe
shumë gjallesa detare e tokësore apo cpecie në botën e florës nga shfrytëzimi pa kriter i tyre.
Në fjalën e tij Ardian Koçi solli shëmbuj konkretë të dëmtimit masiv që njeriu I ka bërë banesës së tij të përjetëshme,Tokës.
Po kështu ai u përqëndrua te mjedisi dhe natyra e përditëshme me të cilën kemi të bëjmë. Të ruajmë bimët,kafshët dhe ç'do gjalles tjetër që na rrethonë,u foli ai të rinjëve,sepse dëmtimi I tyre sjell dëmtimin e vet njeriut.
Duke marrë si shëmbull Parkun Kombëtarë Divjakë-Karvasta ,ai u përqëndrua në specifikën e veçantë që ka ky Park. Që nga pylli halor i pishave deri te strehimi në të i Pelikanit Kaçurrel një specie tepër e rrallë në mbërë botën. Kjo është dhe arsyeja që këtë parkë gati çdo ditë e vizitojnë turist të huaj nga mbarë bota. Kjo nuk është thjeshtë një bukuri natyrore passive,por është edhe një burim ekonomik për komunitetin për rreth.
Ervin Allushi biologu I parkut, I njohu të pranishmit me speciet e rralla të zonës dhe ato që gati u zhdukën po që tashmë janë kthyer përsëri në abitatin e tyre.
Për perspektivën dhe menaxhimin efektiv të këtij Parku dhe mjedisit për-rreth,në fjalën e tij Enea Zenuni,u perqëndrua tek efikasiteti I burimeve natyrore në përgjithësi dhe në atë të Parkut kombëtarë Divjakë-Karavasta në veçanti.
Prurjet turistike të përditëshme janë një tregues pozitiv që na thot se jemi në drejtimin e duhur,e mbylli fjalën e tij përgjegjësi i menanximit të Parkut.  Së shpejti në këtë Park,do të ngrihet edhe një zyrë informacioni për turistët vendas dhe të huaj.
Të pranishmit dhe nxënësit e shkollave bënë pyetje për perspektivën turistike të këtij parku dhe mjedisit piktoresk të bregdetit të Divjakës. Divjaka jo vetëm një vend bujqësorë,por edhe një zonë me perspektivë të theksuar turistike, tha Ina,nxënësja e shkollës së mesme të Qytetit në fund të takimit./a.g/