Dita Botërore e Teatrit, aktorja britanike Helen Mirren: Teatri do të lulëzojë përsëri

Dita Botërore e Teatrit, aktorja britanike Helen Mirren: Teatri do të lulëzojë përsëri

Aktorja Helen Mirren

Plot 60 vite më parë, Instituti Ndërkombëtar i Teatrit, i themeluar nga UNESCO, shpalli datën 27 mars, si Ditën Botërore të Teatrit. Fill një vit më pas,  Zhan Kokto dha mesazhin e parë ndërkombëtar, që ka ndryshuar vit pas viti.

Mesazhi përkthehet në mbi 20 gjuhë të ndryshme. Prandaj sot me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, edhe Teatri ynë Kombëtar përcjell këtë mesazh, që e ka shkruar aktorja e njohur britanike, Helen Mirren.

Helen Mirren e cilëson këtë periudhë, ku është zhytur prej një viti mbarë bota për shkak të pandemisë Covid 19, të vështirë për performancën teatrale dhe për artistët, teknikët, mjeshtrit dhe gratë që kanë luftuar në një profesion, që tashmë është i mbushur me pasiguri.

Megjithatë, falë internetit, sipas saj, ata kanë ditur të ruajnë komunikimin mes tyre.

Mesazhi i Mirren, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit

“Kjo ka qenë një kohë e vështirë për performancën teatrale dhe shumë artistë, teknikë, mjeshtër dhe gra kanë luftuar në një profesion që tashmë është i mbushur me pasiguri. Ndoshta kjo pasiguri i ka bërë ata më të aftë të mbijetojnë këtë pandemi me zgjuarsi dhe guxim. Imagjinata e tyre tashmë është shndërruar, nga këto rrethana të reja, në mënyra krijuese, argëtuese dhe prekëse për të komunikuar, pjesërisht falë internetit. Qeniet njerëzore i kanë treguar njëri-tjetrit histori për aq kohë sa kanë qenë në këtë planet. Kultura e bukur e teatrit do të jetojë për sa kohë që ne qëndrojmë këtu. Dëshira krijuese e shkrimtarëve, stilistëve, valltarëve, këngëtarëve, aktorëve, muzikantëve, regjisorëve, nuk do të mbytet kurrë dhe në një të ardhme të afërt do të lulëzojë përsëri me një energji të re dhe një kuptim të ri të botës që ndajmë të gjithë. Unë mezi po e pres!”

Dita Botërore e Teatrit

Mesazhi i parë i Ditës Botërore të Teatrit është shkruar nga Zhan Kokto (Francë) në vitin 1962. I dyti nga Artur Miller (1963), dhe më vonë, nëpër vite: Ellen Stjuart (1975), Vaclav Havel (1994), Ariane Mnuçkin (2005), Sulltan bin Mohammad Al Qasimi (2007), Augusto Boal (2009) dhe Xhon Malkoviç (2012). Mesazhi përkthehet në më shumë se 20 gjuhë, lexohet për dhjetëra mijëra spektatorë para shfaqjeve teatrore në të gjithë botën dhe shtypet në qindra gazeta të përditshme dhe në mediat audio-vizuale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?