Dita botërore e tuberkulozit, 270 raste vetëm në 2021! Koordinatorja e programit: COVID-19 e vështirësojë trajtimin

270 raste me sëmundjen e tuberkulozit janë raportuar në Shqipëri gjatë 2021. Koordinatorja e programit të tuberkulozit në sanatorium Donika Mema në ditën botërore të kësaj sëmundjeje tha se pandemia e Covidi 19 ndikoi negativisht në trajtimin e të prekurve pasi u kufizoi mundësitë pacientëve për t’u paraqitur më herët në qendrat shëndetësore dhe dispanceritë përkatëse.

“Por pacientët me tuberkuloz kryesisht e kanë marr shërbimin ambulatorisht për shkak të kushteve të kufizuara të pandemisë Covid 19 por personeli mjekësor si mjekët dhe infermierët kanë patur fokus kryesor pacientet si për trajtim, diagnostikim dhe marrjen e mjekimit në mënyrë të rregullt. Vendi ynë ka raste me tuberkuloz. Konsiderohet vend me incidencë të ulët. Në sanatorium janë aktualisht 4 pacient të shtruar se fokusi i pacientëve me tuberkuloz nuk është më shtrimi në spital, por është marrja e trajtimit në mënyrë ambulatore ose format e rënda shtrohen në spitalet rajonale të rretheve, tha ajo.

Sipas të dhënave epidemiologjike të fundit, më të prekurit nga tuberkulozi janë moshat aktive të popullatës duke filluar nga 15-54 vjeç.

“Dhe më pak moshat përjashtuar këtyre kufijve pra 15-54 vjeç. Ndërkohë trajtimi i pacientëve me tuberkuloz është unik, pra të gjithë pacientët bazuar në kategorinë e trajtimit marrin të njëjtin mjekim që është standard dhe i përcaktuar nga mjeku specialist. Mesazhi dhe logoja për tuberkulozin në ditën botërore të 2022 është të investojmë për tuberkulozin dhe të ruajmë jetët tona.”, u shpreh.

Tuberkulozi është një sëmundje serioze ngjitëse dhe shkaktohet nga bakteri me të njëjtin emër. Sëmundja mund ti përfshijë të gjitha organet e trupit, por më së shumti prek mushkëritë.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës