Dita Botërore e zemrës, mjeku apel: Mos neglizhoni kontrollet, po preken moshat e reja! Ja çfarë duhet të keni kujdes

Sëmundjet e zemrës po shënojnë rritje duke prekur edhe moshat e reja vitet e fundit. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për sëmundjet e zemrës, 29 shtator, shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Altin Veshti ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe zbulimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Në një video të ndarë nga Ministria e Shëndetësisë, mjeku Veshti thekson se çdo person mes moshës 40-50 vjeç duhet të ketë kryer të paktën një vizitë për zemrën. Ai thekson se të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga sëmundjet e zemrës, e ndërsa sugjeron se vizitat mund të nisin edhe më herët se mosha 40 vjeçare.

“Do them një këshillë për të gjithë, kultura mjekësore për të zhvilluar vizita për zemrën. Çdo njeri duhet të paktën të ketë bërë një vizitë midis moshës 40-50 vjeç. E mira është ta bëjnë edhe më parë, se sot po shohim gjithnjë e më shumë një ulje të moshës të pacientëve që kanë probleme me zemrën dhe unë nuk dua dhe nuk do doja të dëgjoja më njerëz që thonë me krenari në moshën 70-vjeçare, unë s’kam bërë asnjë vizitë, është hera e parë që shkoj tek mjeku. Kjo është diçka që duhet të zhduket nuk kultura jonë”, thotë mjeku Veshti.

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë thotë se shërbimi merret në çdo spital shtetëror, të cilat ofrojnë eko dhe EKG zemre (elektrokardiograf). Veshti shprehet se nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë.

“Nga veriu në jug, ekzistojnë të gjitha mundësitë në spitalet shtetërore për të bërë vizita për zemrën, për të parë ca niveli jemi. Duhet absolutisht një eko, EKG. Nga veriu në jug në gjitha spitalet i kanë të gjitha mjetet njerëzit, për të parë në ca pike janë me zemrën. Çdo marrje fryme, dhimbje gjoksi, mbi moshën 45-50 vjeçare duhet marrë seriozisht dhe duhet përjashtuar zemra e para ”, vijon shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë.

Ai shpjegon edhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, si jeta sedentare, duhani apo edhe faktori gjenetik.

“Gjenetika ose trashëgimia. Faktorë të tjerë të rrezikut mbeten gjithmonë duhani që është faktori i parë, diabeti, jeta sedentare, edhe këtë kulturë nuk e kemi të shpërndarë. Një ditë e rregullt jo e bazuar në yndyra. Kapja në kohë eviton shumë komplikime”, tha Veshti.

Mjeku sugjeron për të gjithë një ditë të rregullt pa yndyrna, si edhe sa më shumë aktivitet fizik.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)