Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, Manastirliu: Tani fëmijët do trajtohen me metodën ABA

Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të ketë investime të reja dhe terapi për fëmijët e spektrit autik. Nga vizita që bëri në Qendrën Kombëtare Rehabilituese dhe Trajtuese të Fëmijëve , Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se në këtë qendër është bërë e mundur aplikimi i terapive ABA, terapia që ndihmon në zhvillimin e fëmijëve të spektrit autik.

 “Nëpërmjet investimeve që kemi bërë në këtë qendër dhe mbi të gjitha me investimin që po bëjmë tek burimet tona njerëzore, për të ndërtuar kapacitete, ekipe të cilët janë të mirë trajnuar, është bërë e mundur aplikimi i terapive të reja, sikurse është terapia ABA, një terapi shumë e rëndësishme përsa i përket terapive të aplikimit të sjelljeve dhe terapive të zhvillimit të fëmijëve”-tha Manastirliu.

Ajo ka bëre me dije se ky shërbim është planifikuar të shtrihet përgjatë gjithë vendit.

“Kemi filluar të ndërtojmë platformën se si ne të shkojmë në mënyrë kapilare edhe në zona të tjera të vendit. Pra do të jetë kjo qendër, që është një qendër kombëtare, e cila tashmë do të nisë këtë program të trajnimit duke filluar nga infermierët në konsultore, te pediatri dhe gjithashtu edhe tek shërbimet socio-shëndetësore, tek psikologët, të cilët ne kemi filluar t’i integrojmë në strukturat tona të kujdesit shëndetësor parësor për të mundësuar jo vetëm identifikimin dhe kapjen e hershme të sindromave por edhe për të ndërgjegjësuar prindërit”, vijoj ministrja Manastirliu.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për mënyrat e reja ndihmuese dhe shtimin e burimeve njerëzore në mënyrë që të ndihmojnë prindërit për të zbuluar në kohë zhvillimin e fëmijëve të tyre.

“Ky vit përfundon me shtrirjen e një reforme të rëndësishme, atë të vlerësimit bio-psiko-social për të gjithë personat që janë me aftësi ndryshe dhe përfitojnë nga programet e mbështetjes. Dhe ajo që ne përfundojmë këtë vit është pikërisht shtrirja në të gjithë rajonet e strukturave tona që do të bëjnë vlerësimin bio-psiko-social, duke hequr përfundimisht atë rrugëtimin e gjatë dhe të lodhshëm dhe ardhjen deri në Tiranë. Tashmë do të jenë afër vendbanimit edhe në këto 5 qarqe që ende nuk ishte shtrirë reforma. Brenda Dhjetorit ne përfundojmë këtë fazë të shtrirjes së saj, për të siguruar më shumë akses dhe cilësi shërbimi. Dhe sigurisht ajo çfarë ne do të vijojmë të bëjmë është që të integrojmë më shumë shërbimet sociale me shërbimet shëndetësore”, tha Manastirliu.

 

 

F.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025