Në nisje të protestës së kësaj të diele në Tiranë, organizatorët e protestës u distancuan nga incidenti i një natë më parë nga një grup protestuesish të maskuar që hoqën flamurin izraelit në ambasadë. Ata thanë se mes tyre ka edhe të infiltruar të huaj që duan të zhbëjnë protestën.
“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha aktivsti Arben Kola.
Por në protestë u shënuan tensione edhe mes vetë organizatorëve që shfaqen me nxehje gjakrash. Nuk dihet shkaku i kësaj përplasje që shkon deri tek kërcënimet “mos më prek me dorë”.
Përpara kryeministrisë me thirrjet kundër të gjithë klasës politike në vend, fjalën e mori sërish diaspora, e cila i siguroi protestuesit se është aleti i tyre më i fortë për largimin e qeverisë.
“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha një protestues.
Një tjetër emigrant propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë, me kryeministër jo më shumë se dy mandate.
“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, u shpreh ai.
Fitorja e kësaj proteste thonë emigrantët është thyerja e frikës nga sistemi 36-vjeçar që ka marrë peng vendin.
“Thirrje diasporës të kthehen në atdhe të investojnë për Shqipërinë e re. Kjo protestë ka thyer frikën, kundër këtij regjimi që ka marrë peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi pa dallim feje e bindjeje politike, jemi këtu për të ardhmen e fëmijëve.”
Sonte Ramës i lanë një tjetër ditë afat për dorëheqjen, ndërsa thanë se nuk do të largohen nga sheshi.
“Deri nesër keni afat që të jepni dorëheqjen. Nëse nuk jep dorëhqejen do të qëndrojmë këtu në shesh 24 orë”, tha një tubues.
“Jemi këtu për t’i treguar atij se nuk largohemi pa u larguar ti.. Jemi këtu dhe do të qëndrojmë këtu deri në fund”, shtroi një tjetër.
E ndërsa një pjesë e protestuesve u stacionuan sërish para godinës së qeverisë pas fjalimeve, të tjerë qytetarë vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Një nga organizatorët e protestës së Zvërnecit, Arben Kola, tha se ka grupe të infiltruara që përpiqen të minojnë lëvizjen. Ai përmend ato greke e iraniane, duke rënë dakord me fjalët e kryeministrit Rama.
"Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve.
Ai u shpreh edhe për incidentin e një nate më parë me përdhosjen e flamurit izraelit duke thënë se distancohen prej kësaj.
Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë", tha Kola.
Një moment tensioni është shënuar në protestën e 22-të në Tiranë. Duket se mes organizatorëve janë nxehur gjakrat. Njëri prej tyre thotë “mos prek me dorë”. Shkaku që ka nxitur këtë përplasje mbetet ende i paqartë.

Një protestueseje që i bëri thirrje administratës që të bashkohej në bulevard, iu ndërpre fjala në mes. Sapo mbaron thirrjen dhe nis të shtojë diçka, asaj duket se i thonë të lërë mikrofonin.
“I bëjmë thirrje administratës, të bashkohet me popullin! I bëjmë thirrje...”, tha vajza para se fjala t’i ndërpritej.
Pankartave të zakonshme në protestë iu bashkuan edhe tullumbacet e kuqe e të zeza. Protestuesit hodhën në ajër disa dhjetëra prej tyre. Më vonë, mes tubuesve u shfaqën edhe një grup flamingosh, simbolika e përdorur kundër resortit në Zvërnec.
Disa protestues ndezën edhe flakadanë.

Me përfundimin e fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në kryeqytet. Udhëzimi i tyre i parë ishte për të shkuar drejt bashkisë. Sot pjesë e protestës është edhe diaspora.
Gjithashtu u tha se cilido që dëshiron, mund të vijojë të qëndrojë përpara kryeministrisë.
Në protestën e radhës para kryeministrisë, tubuesit janë distancuar nga incidenti i një dite më parë me flamurin izraelit. Një protestues tha se ngjarja s’ka lidhje me protestën paqësore.
“Mbrëmë është tentuar që një incident i ndodhur në qytet, të lidhet me protestën! Është e pamundur! Kjo protestë ka qenë simbol dashurie për njëri-tjetrin! Ai incident nuk ka lidhje me protestën!”, tha protestuesi.
Një tufë ‘flamingosh’ u shfaqën edhe në ditën e 22-të të protestës para kryeministrisë. Disa protestues mbanin në duar flamingot simbolike duke bërë një paradë mes të tjerëve.
Një protestuese deklaroi se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe se askush nuk e shet dot Shqipërinë. Më tej, shtoi se vetëm qytetarët janë ata që do ta heqin Ramën.
“Jam këtu si një qytetare, si një nënë. Jemi lodhur nga padrejtësitë, nga premtimet boshe, duam një shtet që respekton qytetarët. Kërkojmë drejtësi për fëmijët tanë. Shqipërinë tonë askush nuk e shet dot. Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, tha protestuesja.
Në ditën e 22-të të protestës, kërkesat kryesore të tubuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Një protestues siguroi se diaspora do të jetë aleati më i fortë.
“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.
Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.
“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.
Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.
“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.
Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.
“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.
Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.
Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.
Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.
“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.
Komente












Pse boheni qesharak, futni ne kopertin video sikur jan 2000 veta kur njerezit jan pafund, jam vet ne protest dhe ska lidhje fare video qe vendsni ju me popullin qe ka dal. TURP!!!
PërgjigjuO popull shkoni ne shtepi e shikoni familjet tuaja sepse nuk dozohet Edi se pelqen organizatave destabilizzare te destabilizonje vendin tone ngaqe jemi kaq prane europes.
PërgjigjuProtesta paqesore ka perkrahje kurse ata te dhuneshe sfumohen shpejt.Shqiperia demokratike si jerkese e pare eshte e irepritur.Zgjedhje me mazhoritar dhe kuvend me 101 deputet. Mandat dy here nga kater vjet per cdo kryeminister si dhe mbi te gjitha llogaridgeie e detyrueshme para sovranit per cdo para publike te shpenzuar si dhe referendum popullir per ceshtje te strategjise kombetare
PërgjigjuAmbasadorja Israeile duket qe eeht pale e nje plani te strukturuar kriminal dhe mos te them organizatore qe te prononcohet per kete akt vandalizmi se si plasi bytha kujt te perdhosi flautin e tyre. Sidomos Ne jemi ktu per flamurin tone e vendin tone e te shporr kte Wifutin e juaj Edi Ramen qe vjedh popullin me fukara te botes dhe ja u dergi leket juve
Përgjigju