TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë hyrë sot në ditën e 56-të të protestës kundër projektit që prish banesat e tyre. Banorët kërkuan edhe sot anulimin e projektit dhe dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. I pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Basha u shpreh se beteja e banorëve të Astirit arriti që të rrëzonte gjysmën e kabinetit Rama. Basha tha se ndihet krenar që ishte në krahun e banorëve.

Të gjithë përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Kreu i aferës te Unaza e Re është vetë Rama. Pushteti duhet të rikthehet tek qytetarët. Këta banorë mbrojtën shtëpitë e tyre. Rama i ka vjedhur, mashtruar shqiptarët. I nderuar që kam qenë krah banorëve.

Lulzim Basha, kryetar i PD