Xhafaj mesazh sulmuesve të reformës në drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, jo më pandëshkueshmëri

Xhafaj mesazh sulmuesve të reformës në drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, jo më pandëshkueshmëri

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë e re dhe të gjithë ata që e kanë sulmuar atë deri më sot dhe shpresojnë se e nesërmja do të vijojë me drejtësinë e munguar dhe pandëshkueshmërinë.

Në Ditën e Drejtësisë, Xhafaj përmes një postimi në Twitter shkruan se ka ardhur koha që reforma në drejtësi të mbyllet përfundimisht dhe se çdo ndikim apo deformim i këtij procesi nuk do të funksionojë më. Ai ka përgëzuar edhe nisjen e punës së Gjykatës së Lartë me 3 gjyqtarët e rinj me dosjet e para, një nga përkushtimet edhe të vetë ambasadores Yuri Kim që kjo gjykatë të nis menjëherë nga puna. Për Xhafajn kryesorja është që sistemi të afrojë njerëz me integritet dhe profesional për t'i dhënë  fund njëherë e mirë drejtësisë së munguar.

"Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t'u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam & miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet & deformimet. Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re. Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrsesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht. Koha për drejtësinë e munguar!", shkruan Xhafaj.

Xhafaj shkruan se me drejtësinë e re kërkohet edhe më shumë forcë e guxim për të luftuar krimin dhe pandëshkueshmërisë, ndërsa paralajmëroi të gjithë ata që e kanë sulmuar këtë reformë 'ta harrojnë se drejtësia do të jetë si DJE'.

"Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë,  për të dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës. Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s'paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe dhe për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve", shkruan Xhafaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jevgu jevgut o jevgjit: 11/05/2020 12:59

    Kësaj i thon të keç 7 byth, 6 ti çqyesh e një ta mbaç

    Përgjigju
  • Lexues: 11/05/2020 08:20

    Ne menyre absolute asgje nuk ka per te ndryshuar

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/05/2020 03:00

    KJO ESHTE KULMI I HIPOKRIZISE TIPIKE E POLITIKANIT SHQIPETARE TURP TE KESH

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 10/05/2020 20:15

    logoria psikopatike shqiptare: ... "njerëz me integritet" ..., a ka ndonje profesionist nderkombetar ne socio-antropologji qe do mund ta kuptoje e perktheje ? Na shpeto o Zot, mosqofte perseri ..."njeriu i ri" ...!

    Përgjigju
  • Niku: 10/05/2020 18:58

    Shpresojm te vihet ne vend drejtesia..,por kurre mos beni amnisti fiskale gjasme per emigrantet,sepse pastrohen leket e vjedhur ketij populli nga njerez me kullaro...

    Përgjigju
  • Hum dyrylah: 10/05/2020 18:03

    O zot Xhafa fjala jote ne vesh te zotit FILLO ME VELLANE TEND NE FILLIM

    Përgjigju
  • AMIN O ZOT: 10/05/2020 17:40

    O ZOTI XHAFA fjala jote në vesh të ZOTIT. Seky popull martir ka paguar me të pa drejt shum haraç. Duhet gjithçka të kthehet te i zoti atëhere populli do mari frym lirisht.

    Përgjigju
    • Xeni: 10/05/2020 19:03

      O Fatmir , si vajti muhabeti i vellait ?Akoma ne burg ?.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre