"Zemra mal", kështu shkruan kryeministri Edi Rama, pasi dita e dytë e vaksinimit masiv në vend u mbyll me shifrën e lartë të të vaksinuarve, 20.414, duke tejkaluar edhe objektivin.

Me një postim në Facebook, Rama shkruan se vaksinimi masiv do të vijojë pa u ndalur, "për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar".

"Zemra mal

DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin

Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e vaksinimit masiv, Manastriliu: U bënë 20414 vaksinime në të gjithë vendin! Rama: Zemra mal, do vijojmë pa u ndalur