Foto: Flamuri i BE dhe i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

Në këtë ditë simbolike, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit.

Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”,  u shpreh Kreu i Shtetit.


Lajmi kryesor:

Dita e Europës, Rama: Askush s’do e ndalë fatin tonë europian! Begaj: Integrimi është i sigurt, u përkasim gjeografikisht e shpirtërisht