Prej 4 ditësh vijon protesta e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe në doganën e Qafë Thanës. Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen t kalojnë.

Janë me dhjetëra kamionë dhe maune, me targa të Maqedonisë së Veriut që vijojnë të bllokuar për shkak të protestës. Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë dhe nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Transportuesve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës.

Ndërsa në tokën shqiptare, situata është e qetë dhe lëvizja kryhet normalisht.

Kamionistet e shtetit fqinj protestojnë kundër zbatimit të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen, duke kërkuar zgjatjen e afatit të lejuar për qëndrimin e tyre, i cili aktualisht është 90 ditë çdo 6 muaj të vitit. Protesta po zhvillohet në gjithë doganat e rajonit, ku përjashtim bëjnë Shqipëria dhe Kosova.

Brukseli, sipas një zëdhënësi të Komisionit, është në kontakt me qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

Markus Lammert tha se sistemi i ri i hyrje daljeve në zonën shengen nuk imponon asnjë rregull të ri për lëvishmërinë, por konfirmoi se çështja është duke u shqyrtuar në mënyrë aktive, pasi Komisioni Europian ka marrë parasysh që shumë profesione të cilat e kanë të bazuar punën e tyre tek lëvizja, mund të përballen me sfida në rastet kur u duhet të qëndrojnë më gjatë sesa parashikimet e lejuara në zonën Scengen.

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?