Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit/ Basha jep tre premtimet...kur të vijë në pushtet

Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit/ Basha jep tre premtimet...kur të vijë në pushtet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ditën e kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare, ka bërë tre premtime politike, të cilat thotë se do të jenë ndër gjërat e para që do të bëj sapo të vij në pushtet. Në një reagim të gjatë për mediat, teksa ka sjellë disa informacione mbi shifrat e të burgosurve, të përndjekurve apo viktimave që ka lënë pas ai regjim, Basha është zotuar qëdo të nderojë viktimat e komunizmit, do të angazhohet që të gjejë trupat e viktimave të vrarë pa gjyq si dhe do të ndalojë ndalimin e simboleve të komunizmit.

Deklarata e plotë
Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.

7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.

984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.

6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e  eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

- ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.
-  nderimin e  viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua,  me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.
- angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe eshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin  dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurre: 23/08/2019 22:25

    Nuk vjen ne pushtet o vrases

    Përgjigju
  • edi: 23/08/2019 21:15

    Ti ishe ne pushtet Lulush per tete 8 vite ne Qeverine e hajduteve qe krijuat te gjithe ju SLOGAN PER DEMOCRACY bashke madje bete Kllonimin me Partine Komunishte L.S.I..kURRE NUK DEGJUAM SE DO TE ISHE GATI DHE I PERKUSHTUAR ,per njerezit qe u vrane e prene nga Komunizmi . Por mbasi u fryve me miliona dollare dhe shume qe i pate ne dore ,dhe u shfryve madje si nje bandit demokrat kur vrave ato qe ngriheshin kunder atyre qe me Slogan Democracy ne kohen e Demokracise sesa ne kohen e Komunizmit Sot ke marre dhe shifra qe si dije sesa ishin ato qe u vrane Por mbasi sharra te ka hasur ne gozhde ,na erdhe si Sanco Panco me mullijte e eres.PO I AFRON ATYRE QE TI bERISHA DHE mETA I VODHET SI BISHA EDHE I VRATE pER KE FLET TI SUZAR ,PER KOMUNIZMIN ,OR PER KOMUNIZMIN DEMOKRAT ,QE TE VJEDH ,TE MBAN ME GAJRET DHE FJALE TE BUKURA DHE TE VRET ,Ne te kunderten ato qe ishin Komuniste nuk kane bere lojerat qe bete ju batakcinj demokrate .Komunistet te vrisnin ,Ju te perqafonit I Vodhet dhe i vrate

    Përgjigju
  • O tej: 23/08/2019 20:41

    Kur te behet prifti gomar.Kur te behet ky Temi sa nje kallamoq.. me 36 gusht Kur te piquent rrushte do vish ne pushtet o pusht

    Përgjigju
    • Mire: 24/08/2019 18:41

      Ti mandatin e dorezove ca pushteri thua hahaha sheh endra me sy hap

    • Hahs: 24/08/2019 16:05

      Hahaha sa gallate o TEJ

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë