Dita e parë e shkollës! Vlorë, Fier dhe Korçë, mësim me dy turne, bie numri i regjistrimeve në klasë të parë

Me shqetësim shihet ulja e numrit të nxënësve në klasat e para, për pasojë se disa shkolla në fshatra janë mbyllur, ndërsa në Kukës shumë familje kanë emigruar. Në qytetet e mëdha si Vlora, Fieri e Korça mësimi do të zhvillohet me turne, çka është kundërshtuar nga prindërit.

FIER

Dita e parë i gjeti nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Grizës në protestë. Ata prej një muaji kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Patosit për mbylljen e godinës arsimore dhe transferimin e 35 fëmijëve të këtij fshati në shkollën "Hekuran Maneku" të qytetit të Patosit.

"Fëmijët i mbajnë në shtëpi nuk çojmë kurrsesi në Patos", u shpreh një prind.

Numri i nxënësve të klasave të para ka pësuar rënie në Bashkitë Mallakastër dhe Patos. Këtë vit mësimor është mbyllur dhe shkolla e fshatit Plug, ndërsa nxënësit do të transferohen në shkollën e fshatit Kraps.

VLORË

Dy shkolla janë mbyllur në Vlorë për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Konkretisht shkolla e fshatit Oshtimë, nxënësit e së cilës janë transferuar në Panaja. Ndërsa nxënësit e Radhimës janë transferuar në Orikum, ku prindërit ankohen për mungesën e transportit.

"Ne kemi problem me transportin. Nga nesër fëmija duhet të rri në shtëpi se s'ka furgon të shkojë në shkollë. Kërkojmë zgjidhje nga bashkia", thanë ata.

Rënia e numrit të nxënësve është një fenomen shqetësues në gjithë qarkun e Vlorës. Këtë vit numërohen 900  nxënës më pak se një vit më parë.

"Nga një vit më parë i regjistrimeve ka rënë 900 nxënës më pak se sa një vit më parë", tha drejtoresha e Zyrës Arsimore për Vlorën dhe Himarën, Alma Bakiu.

Ndërsa regjistrimi i nxënësve në gjimnaze përmes E-Albania nuk funksionoi këtë vit shkollor.

SHKODËR

Në Shkodër nuk ka shkolla te mbyllura, perveç nje klase e cila eshte shkrire. Ndërkohe sa i takon vaksinimit të mesuesve janë në masën 93 %….

"Vetëm për arsye shëndetësore me rekomandim nga mjeku, paraqesin PCR nuk kemi pasur refuzime nga mësuesit për të bërë vaksinën", tu shpreh  Drejtoresha e Arsimit në Shkodër,  Sindis Sulja.

LEZHË

Procesi mësimor nisi pa probleme në Lezhë, ndërsa krahasuar me një vit më parë ka një rënie të konsiderueshme të numrit të nxënësve me rreth 1 mijë por nuk ka asnjë shkollë të mbyllur.

"Në krahasim me një vit më parë kemi rënie të regjistrimeve në klasat e para për shkak të emigracionit", tha Antoneta Suta, drejtoreshe e Zyrës Arsimore, Lezhë.

Në ditën e parë të shkollës është vënë re mosrespektim i masave anti-covid kryesisht në shkollat e qytetit të Lezhës, ndërsa 129 mësues janë ende të pavaksinuar.  Referuar të dhënave në 14 shkolla të Bashkisë Lezhë mësimi do të zhvillohet me dy turne.

KUKËS

Për herë të parë në bankat e shkollës u ulën 601 nxënës të klasave të para në Kukës.  Edhe këtë vit ka një rënie të numrit të nxënësve për shkak të emigrimit dhe rënies së numrit të lindjeve. 

Në Kukës 90 për qind e mësuesve janë vaksinuar, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar duhet të dorëzojnë tamponin negativ në shkollë.

GJIROKASTËR

Në 6 shkolla të Gjirokastrës  mesimi do te zhvillohet me dy turne.. në ditën e parë, nxenesit jane kontrolluar per temperature perpara se te hynin ne mjediset shkollore  ndërsa sa i përket vaksinimit 90% e stafit pedagogjik eshte vaksinuar me dy doza.

KORÇË

Nxënësit janë paraqitur me maska në shkollat e Korçës, por në ambientet e jashtme duke se nuk i kanë kursyer përqafimet mes tyre.

Zhvillimi i mësimit me turne nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe prindërit.

"Jemi me dy turne dhe mësimi nuk jepet mirë si në 45 minuta dhe nxënësi e ka më të vështirë, sepse koha është e shkurtër. më mirë është të vish në shkollë se sa online, por mësimi me dy turne nuk jemi dakord", shprehen ata.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera vihet re një reduktim i nxenesve të klsaave të para në gjithë qarkun e Korçës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës