Dita e tretë me numër të lartë/ 17 raste të reja me COVID, problem Tirana dhe fasoneria në Durrës, MSH: Respektoni masat!

TIRANE-Për të tretë ditë radhazi numri i të prekurve me COVID është i lartë. Në 24 orët e fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, prej tyre 17 kanë rezultuar pozitivë (dy ditët e fundit nga 18 raste, sot 17). Mes të testuarve janë 48 persona personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Sipas ministrisë, rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)
Testime totale                         12294
Testime molekulare                11764  
Testime serologjike                   530
Raste pozitive                            933
Raste të shëruara                      714
Raste Aktive                              188
Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           78
Krujë            46
Durrës          17
Shkodër        15
Kamëz          12
Berat            10
Fier                5
Elbasan         2  
Kurbin            1
Mirditë           1
Korçë            1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Vatra e nxehtë e fasonerisë 'Endi shpk' në Durrës! Si u përhap infeksioni nga Kruja

Report Tv mëson se 8 rastet e reja në Durrës që janë regjistruar sot lidhen me kompaninë e fasonerisë 'Endi shpk'. Në këtë fasoneri dje ishin 7 të infektuar, ndërsa sot 8 nga 36 tamponë që u bënë. 276 punonjësit e kësaj kompanie janë izoluar në shtëpi dhe fasoneria është mbyllur. Por si u infektuan? Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku mëson se kjo fasoneri ka një degë edhe në Krujë, që përhapi infeksionin në 80% të bashkisë, ndërsa administrata që ka qarkulluar dyshohet se përhapi virusin edhe në Durrës. Të gjithë të infektuarit janë asimptomatikë.

Ora 09:56
Dje 5 anëtarë të një familje pozitiv me COVID-19 në Berat, sot 90 tamponët negativ

Të premten pesë anëtarë të një familje në Berat rezultuan pozitiv me COVID-19, duke i çuar rastet aktive në këtë qark në 10 edhe pse është një zonë e gjelbër. Sipas burimeve bëhet fjalë për një çift dhe tre fëmijët e tyre, njëri i moshës 2 vjeç.

Lajmi i mirë është se sot, ndryshe nga dje, nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë bërë 90 tamponë në Berat nga të cilët asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Tamponët i janë bërë mjekëve dhe infermierëve të kirurgjisë si dhe persona të ndryshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 16/05/2020 11:39

    Normale eshte problem Tirana kur smerren masat ka 2 jave qe vijne e kalojne fundjaven ne Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital