'Dita më e bukur? Sot! Pengesa më e madhe? Frika...'/ Kryemadhi: Fjalët e Nënë Terezës sot më të fuqishme se kurrë

'Dita më e bukur? Sot! Pengesa më e madhe? Frika...'/ Kryemadhi: Fjalët e Nënë Terezës sot më të fuqishme se kurrë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës shprehet se fjalët e saj janë më të fuqishme se kurrë.

"Shën Tereza, simbol e mishërimi i shenjtërisë hyjnore me vargjet e saja, sot tingëllon më e fuqishme se kurrë.

“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria."

Këto janë frymëzimi më i madh për çdo grua, burrë, djalë e vajzë që beson te jeta, te Zoti, te dashuria.

Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë! Nënë Tereza është kudo e pranishme dhe frymëzuese, pasi Ajo ka lënë testamentin e besimit në Zot të pastër dhe të ndjerë në shpirt, optimizmin dhe shpresën gjithmonë fitimtare, thjeshtësinë e admirueshme, dashurinë hyjnore për njeriun, forcën, dhembshurinë dhe përkushtimin për të ndihmuar të gjithë të varfrit, të uriturit, të sëmurët, ata që vuanin e që ishin në vështirësi", shkruan Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës/ Sot 4 vite më parë botës iu shtua një shenjtore


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja