Dita minutë pas minute e mjekes në luftë me COVID-19: Pacientët nuk na shohin prej veshjeve, por na njohin nga sytë... do ia dalim mbanë

TIRANË- Esi Duka është vajzë mjekësh! T’i shërbejë pacientit në çdo kohë pa marrë përsipër rrezikun është misioni që do e shoqërojë derisa të mbajë veshur bluzën e bardhë. Babai i saj, mjek i njohur Andon Duka është ndarë nga jeta 2 vite më parë, ndërsa së bashku me mamanë, infermiere në konsultoren e fëmijëve, i janë përkushtuar me të gjitha forcat përballimit të pandemisë COVID-19 që ka mbërthyer gjithë botën.

Mëngjesi i Esit nis herët, në orën 07:00 kur së bashku me të ëmën dalin me lutjet që gjithçka të shkojë mirë e pacientët të dalin fitimtarë në betejën e tyre aspak të lehtë. Me mbylljen e derës së shtëpisë, rrugët e tyre ndahen. Mamaja, Diana për në konsultoren e fëmijëve dhe Esi për në Spitalin Infektiv, ku asnjëherë më parë nuk ka qenë i tillë, i shndërruar COVID...i blinduar me masa mbrojtëse e me mjekë të veshur me “mburoja” përballë një virusi të padukshëm që merr jetë.

 “Dita fillon qe ne 8 me mbledhje me stafin, diskutojmëme raste e hospitalizura dhe problematikat, më pas shpërndahemi në katet përkatëse me veshjet dhe shohim të sëmurët, nga mëngjesi deri kur ikim i dedikohet pacientëve. Përballja me një situatë të tillë nuk është aspak e lehtë, një virus që nuk dihet asgjë. Edhe pse kemi veshjet përkatëse nuk jemi 100% të mbrojtur. Mjeku duhet ti shërbejë pacientit në çdo kohë. Jam vajzë mjekesh dhe jam rritur me frymën që mjeku është në shërbim të pacientëve. Kam mamanë në shtëpi që nuk ka pranuar që të largohet dhe ka qëndruar me mua. Të dyja i jemi përkushtuar punës me mish e me shpirt. Frika ka qenë dhe rreziku ishte për të mos infektuar pjesëtarët e familjes dhe jam treguar shume e kujdesshme. Rutina jone e përditshme ka ndryshuar tashmë kjo është kthyer rutina jonë e re. Fillojmë në 8:00 të mëngjesit mund të rrimë deri vonë, por jemi në gatishmëri maksimalë në çdo orë të ditës dhe të natës. Përballja me rastet e para aspak e lehte, një situatë e pazakontë, para se te ndodhte pandemia në vendin tonë kishim marrë masa dhe bëmë trajnime. Kam qenë ndër mjeket e fillimit qe kam pritur rastet e para dhe jam ekspozuar që në fillim me raste që janë hospitalizuar në shërbimin tonë", shprehet Esi. 

T’i shohësh të vetëm, pa të afërmit, i ka kthyer Esin dhe kolegët e saj në  njerëzit më të dashur për pacientët.

“Situata në spital ka qenë më e qetë kemi numër të reduktuar rastesh,  ka raste të ndryshme, por përkujdesi ndaj tyre është maksimal. Megjithëse jemi të veshur dhe pacienti nuk na sheh në sy, jemi munduar të krijojmë lidhje me të gjithë, ata vërtet nuk na njohin nga pamja por na njohin nga sytë. Mundohemi maksimalisht që ta ruajmë lidhje mes mjekut dhe pacientit, të japim një frymë pozitiviteti që çdo gjë do shkojë më mirë, që t'i qëndrojmë sa më afër në këto kushte kur nuk është mundësia që askush ti qendrojë afër. Ne jemi një staf që mundohemi të kemi lidhje të mira, lidhje e forte gjatë kësaj periudhe dhe jemi munduar t'i japim kurajo njëri-tjetrit", tha ajo. 

E megjithatë, mrekullitë ndodhin.

“Kemi numër të madh pacientesh që kanë lënë spitalin, gjëja më e mrekullueshme për mjekun, vetëm një mjek arrin ta kuptojë sa mrekulli është që një paciente të dali me këmbët e veta nga spitali, nuk gjejë fjalë ta përshkruaj sa shumë të mrekulluar jemi kur pacientët shërohen”, shtoi Esi. 

E ka shumë pranë vetes por nuk mund ta përqafojë njeriun më të dashur që me një buzëqeshje i heq si me magji të gjithë lodhjen e një dite pune të stërgjatur.

“Kam një mbese që jeton një kat poshtë shtëpisë sime, e kam pik të dobët, është 10 vjece, e takoj në distancë, më tepër komunikojmë me video. Më ka marrë malli shume, kur e takoj ajo do që të vij të më hidhet të më përqafoj, por i them jo zemër, është e dhimbshme, por janë gjëra për të mirën tonë, jo vetëm të të mbesës sime po për të gjithë. Mundohemi maksimalisht edhe në shtëpi të respektojmë rregullat”.

“Ne sigurisht do ia ndalim mbanë unë jam e sigurt dhe e bindur që do ia dalim kësaj beteje të gjithë së bashku”.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nadja: 01/05/2020 15:05

    Po ku jeni o njerez qe nuk kini pa komentuar dhe budallallekun me minimal? Kjo mjeke ka nevoje per mbeshtetjen tone me fjale te ngrohta se nuk mund ti ofrojme as gje tjeter. Kujdes shendeti dhe suksese ne punr. Dal me sukses nga kjo lufte. Te uroj realizimin e te gjitha pritahmerive qe i ke vene vehtes.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 01/05/2020 14:41

    Shpirti njeh shpirtin,mendja do mendjen,njeriu eshte mendim,sìç me don ashtu eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve