Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Rama: Shqiptarët jashtë atdheut i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin, ngrenë lart emrin e këtij vendit (VIDEO)

Me rastin e 18 dhjetorit, Dita Ndërkombëtare të Emigrantëve, Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video, dhe ka shkruar se shqiptarët jashtë vendit i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë dhe kanë ngritur lart emrin e këtij vendit.

"Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri", shkruan Rama, mbi videon e postuar ku janë fotot e shqiptarëve më të famshëm në të gjithë botën dhe me zë një fjalim i famshëm i Fan Nolit.

Më pas në videomesazh jepet një informacion për diaporën shqiptare. 

“Ne jemi diaspora shqiptare, një popull i shpërndarë ndër shekuj, origjina e së cilit ka një magji gjeografike. Kemi ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike. Fanatikë të thesareve tona kulturore, zakoneve e traditave të këtij vendi, jemi mbledhur të kujtojmë se çfarë na bashkon e të kuptojmë se distanca i ka rrënjët e cekëta. I kemi dhënë forcë gjuhës shqipe, si pushteti i përjetshëm për kombin tonë. Besojmë fort se bashkëpunimi dhe solidarizimi mbarëshqiptarë është suksesplotë e shpresëdhënës. Kemi folur e shkruar me gjuhën e dashurisë, duke nxitur politika ndërveprimi e fuqizuar marrëdhënie përtej kufijve. Kemi marrë vendime me rëndësi për vepra të mëdha e nuk ndalemi së punuari për një të ardhmen dinjitoze mbarëkombëtare. Kemi vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen me besimin te integriteti i burrave dhe grave të mençur të këtij populli. I kemi dhënë udhë ambicieve politike, shoqërore e kulturore me mendje dhe inovacion dhe zemrën në traditë. Na pret një rrugë e gjatë por e ndritur. Ecim të bindur e me shpresë në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët”, thuhet në videomesazh.


Lajmi kryesor:

Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Rama: Shqiptarët jashtë atdheut i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin, ngrenë lart emrin e këtij vendit


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI