Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin, së bashku me ekipin e saj kanë vizituar dje bashkinë e Mirditës. Ambasadorja Vlahutin u takua me kryebashkiakun Ndrec Dedaj me të cilin diskutuan rreth sfidave dhe mundësive ekonomike për këtë bashki. Së bashku vizituan Këndin e BE-së, i hapur rishtazi në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”. Këndi i BE-së do të ofrojë informacion mbi BE-në dhe veçanërisht informacion mbi fondet e BE-së për ekonomitë vendore.
/Shqiptarja.com
Ambasadorja Vlahutin së bashku me Ipeshkvin Gjergj Meta dhe Nuncin Apostolik Charles Brown vizituan mensën e cila ofron ushqim për komunitetin në kuadër të Ditës Botërore të të Varfërve dhe përgëzuan përkushtimin për të siguruar ushqim dhe përkujdesje për të gjithë personat në nevojë.
Por në fund të vizitës së saj, ambasadorja Vlahutin, gjeti kohë për të shijuar edhe një gotë të mirë vere autoktone lokale, sikurse tregojnë fotot në fjalë.
[gallery]24792[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










