Ditari i një nëne në pritje të ëmbël, botohet libri i autores Donjetë Ahmetaj ‘Udhëtim për ty’

‘Udhëtim për ty’ është botimi i veçantë i farmacistes dhe autores Donjetë Ahmetaj, e cila vjen në formën e një letre drejtuar foshnjës së pa lindur. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv ajo tregoi shumëçka nga historia që mban brenda forcë, shpresë dhe guxim prej së cilës lindi edhe ky libër.

“Në momentin kur filloi shtatëznia dhe unë isha në tremujorin e tretë të shtatzanisë sime derisa jashtë dëgjonim për vdekje të shpeshta, unë brenda kisha një pozitivtet shumë të lartë sepse po sillja në jetë fëmijën tim. Këtu fillova të shkruajë në letër si mesazhe për vajzën time që do vinte në jetë sepse në anën tjetër filllova ta ndjej atë përgjegjësinë e të bërit nënë në kuptimin e edukatës. Dhe fillova të shkruajë për ndjesitë e fuqishme ato ambasadoret e unit tonë për ti thënë që kjo është jeta, dëshprimi, mllefi, urrejtja,varësisht asaj që do ushqesh ti brenda shpirtit tënd, ai do jetë ambasadori yt” u shpreh ajo.

Libri vjen në formën e një ditari të mbajtur nga nëna, ku merr formën e një jetëshrkimi për një periudhë të veçantë siç është pritja e ëmbël, ku përplasën mesazhet e fuqishme për jetën e në të njëjtën kohën këshilla për fëmijën që po vjen në jetë, shpesh dhe si porosi për lexuesin, si një vepër e ndërtuar mbi gërshetimin e konstatimeve të shkencave mjekësore dhe psikologjike,

“Është psikonarative, kjo për vetë faktin se nga ky botëkuptim i imi që fëmija është shembull i prindërit. Prandaj edhe jam munduar që në ato tregime të shfaq ato që kam kaluar unë pa asnjë ndrojtje.Kam treguar për humbjet që kam kaluar, për uljet dhe ngritjet që kam parë, në fakt konceptim I këtij libri është se unë kam shkruajtur për gabimet që i kam gjetur në jetën time në mënyrë që vajza ime ta ketë si doracak të gatshëm” tha më tej ajo.

E shkruar në dy periudha si të lumtura dhe të trishta për të, pritja e ëmbël e vajzës dhe humbja e babait të saj, por që i dha forcën për të ecur përpara sjell këtë botim të veçantë për secilin prind.

 “Ky libër nuk është vetëm për nënat që janë shtatzanë por për të gjithë prindërit që duan ta edukojnë fëmijën në atë kuptim që ti ndihmojnë fëmijës ta gjejnë unin e tyre” theksoi më tej ajo për ‘’ Rreze Dielli’’.

Donjetë Ahmteaj, edhe pse në moshë të re ka prekur shumë arritje në jetë përfshirë këtue dhe drejtuese ekzekutive e një spitali në Prizren. Ky është libri i dytë i saj, pas botimit të librit me poezi “Ngjyra moshe” në vitin 2008.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja