Ditëlindje në kohë koronavirusi! Edi mbush sot 26 vjeç: Në dilemë ta festoj në dhomë, kuzhinë apo sallon! Dhurata e çmuar që mora

Ditëlindje në kohë koronavirusi! Edi mbush sot 26 vjeç: Në dilemë ta festoj në dhomë, kuzhinë apo sallon! Dhurata e çmuar që mora

Edi Hallaçi

TIRANË- Koronavirusi ka ndryshuar çdo aspekt te jetës sonë, edhe pse nuk ka shumë kohe që është "pranë" nesh (dhe shpresojë të zhduket sa më shpejt). Edi Hallaçi, sot mbush 26 vjeç dhe kjo ditëlindje nuk e kishte menduar se do ta gjente kështu, as në ëndërr. Javë më parë kishte planifikuar gjithçka, do mblidhte miqtë e tij me të ngushtë fillimisht në shtëpi, do bëheshin "tap", do dilnin në një club më pas, sërish për të pirë alkool; të nesërmen do duhet të mblidhte veten, sepse do duhej të jepte disa kafe, do merrte dhurata, e kështu me radhë!

Por nuk ishte e shkruar të ndodhte kështu! Sot është në dilemë se ku duhet ta festojë ditëlindjen, në dhomë, në kuzhinë apo në sallon...E përshkruan si një ndjesi të çuditshme, por nuk liston tek ato ndjesi të këqija.

"Jam ende i pavendosur, ku duhet ta festoj, në dhomë, kuzhinë apo sallon", thotë Edi me shaka. Miqtë e shumë janë zëvendësuar me kushëririn që ai bashkëjeton prej disa kohësh, tashmë edhe në shokun e karantinës.

Edi Hallaçi

Nëse në kohë normale do sigurohej që ta kishte pushim, ndoshta me marrëveshje me kolegët, dakordësi me shefin, sot ai kishte një arsye më shumë që të mos qëndrojë në shtëpi, për të mos thënë në karantinë. Edi është një nga zërat më të mirë radiofonik dhe punon si folës lajmesh në një nga radiot më me emër në kryeqytet. Sot, si edhe në ditët në vijim për një kohë të pacaktuar, ka një mision për të kryer, të informojë qytetarët për buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, masat e reja të marra dhe nuk mund ta merrte pushim. Një ditëlindje në punë, pa puthje, përqafime nga kolegët, por me një dhuratë që në ditët e sotme njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shumë për ta pasur, edhe pse është bërë e pamundur...

"Në zyrë gjeta veten kolegen time, Dorin pasi punojmë me nga jë gazetar në turn. Ndjenja më e çuditshme ishte. Sa për inerci të vite t'i takoje të gjithë kolegët, por pastaj vetëm u uruam nga larg. Të vinte një ndjesi që nuk e përshkruaj dot. Një koleg më bëri dhuratë një palë doreza plastike", rrëfen Edi.

Ajo që e mbush me gëzim në këto ditë të trishta është se e gjitha kjo situatë do të kalojë shume shpejt dhe do të ketë shumë ditë të tjera për të festuar dhe gëzuar jetës.

Edi Hallaçi

*Shënim: Intervista është realizuar ditën e djeshme (25.03.2020)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)