Divjakë, rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen dy persona nga rojet e plazhit

Divjakë, rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen dy persona nga rojet e plazhit

Punonjësit e policisë patrullojnë në breg me biçikleta në Divjakë

DIVJAKE-Dy persona janë shpëtuar ditën e sotme nga mbytja. B.T. 26 vjeçe, dhe F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Divjakës, ndërsa pasditen e sotme rrezikuan që të mbyteshin, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë.

Pas dhënies së alarmit nga pushuesit, menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerrë roja i kullës dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta.

Pasi iu është dhënë ndihma e parë ata janë dërguar për në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare. Aktualisht të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes nën mbikqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Këtë sezon 11 person janë humbur jetën në plazhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/08/2018 07:39

    Pergezime rojeve bregdetare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja