Divjakë/ Burri vret gruan me armë gjahu dhe më pas veten! Si i zbuloi djali prindërit e vdekur në banesë! Xhaxhai i tij pasi dëgjoi krismat: Çohu nga kafja dhe ik urgjent te shtëpia

Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës.

Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër.  Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Vëllai i autorit i ka thënë nipit të vij menjëherë të kalojë nga shtëpia. Kur djali i çiftit, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës.

Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt  të rëndë.

Burime nga Policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt të jetë raportuar mes bashkëshortëve dhe se nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Efektivët kanë sekuestruar armën e gjahut dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë një ngjarje e tillë u regjistrua edhe në Zhupan të Fierit, ku 23-vjeçarja Sabrina Bengaj u vra nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël. Rasti i Sabrinës ishte një rast i paralajmëruar pasi nëse drejtësia do të kishte funksionuar siç duhej sot ajo do të ishte gjallë.  Në shtator të vitit 2020, 31-vjeçari Meta, me kallashnikov në duar, shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke kërcënuar se do të vriste veten e duke terrorizuar atë dhe familjen, por pavarësisht kësaj, ai ia hodhi lehtë, duke qëndruar vetëm 6 muaj në spitalin e burgut të Zaharisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Dëshmia mes lotësh i djalit që gjeti prindërit e vdekur: Jam në mes 4 rrugëve, dua ndihmë nga Zoti

Djali i çiftit Rrasa, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbetur pa fjalë kur ka gjetur të dy prindërit e tij të vdekur të larë në gjakë, në banesën e tyre. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës.

Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…” ishin fjalët e pakta të djalit.

Ora 19:53
‘Po pi kafe’, si i zbuloi djali prindërit e vdekur! Xhaxhai i tij: Çohu dhe ik njëherë në shtëpi

Djali ka qenë ai që ka gjetur prindërit e vdekur në banesë. Por ka qenë xhaja i tij që e ka lajmëruar se diçka nuk shkonte. Vëllai i autorit tha se e kishin lajmëruar fqinjët se kishin dëgjuar krisma dhe më pas ai kishte marrë nipin në telefon. Sipas dëshmisë së të tij, nipi po pinte kafe dhe është ngritur me vrap për në banesë, ku ka gjetur dhe prindërit e pajetë,

 “Po pi kafe, më tha, lëre dhe hajde shpejt, ik njëherë në shtëpi”, thotë vëllai i autorit.

Ora 19:52
Vëllai i autorit: Armën e kishte me leje prej shumë vitesh, kishin debate prej ekonomisë së dobët

Vrasja e 2-fishtë në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën, ka shokuar familjarët e tij. Vëllai i autorit tha për Report Tv se çifti ishte keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa.

I.K./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ulen në tryezë Rama e Basha për të diskutuar për vettingun e politikanëve?

Komento

Komente

  • pyka: 18/09/2021 21:24

    qe kur iku erion brace te gjith po vrasim veten , haaaaaaaa, ah e shrketa shqiperi ne cfar niveli ka mberritur, jemi me te mbaruarit e botes

    Përgjigju
  • Edi: 18/09/2021 19:42

    Kush do ta paguaje kafen ty tani o i shkrete...se te perveshesh menget eshte problem!

    Përgjigju
    • Genti: 18/09/2021 22:48

      Po lere o Edi Pse e gjykon ate!!!



×

Lajmi i fundit

John

Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit