Divorci Jolie-Pitt, ish-dadoja kritika
aktores: Mos i përdor fëmijët kundër Brad

Divorci Jolie-Pitt, ish-dadoja kritika<br />aktores: Mos i përdor fëmijët kundër Brad
Ish-dadoja e Angelina Jolie është shprehur për ‘’Daily Mail’’ se Angelina po i përdor fëmijët si një armë kundër Brad Pitt.

Kristian Morel, e cila ka qenë kujdestare e aktores kur ajo ishte fëmijë, i ka kërkuar Jolie të  mos e kërcënojë babain e fëmijëve të saj.

“Kam vendosur të flas pasi dua t’i jap një mesazh Angelina-s, të cilën e dua shumë. Dua t’i them që të mos e largojë Brad nga jeta e fëmijëve. Mos përdor fëmijët si një armë në divorcin tënd dhe mos e kërcëno bashkëshortin tënd”, është shprehur Morel.

Në deklaratën e saj për ‘’Daily Mail’’ Morel, i ka kërkuar të mos bëjë të njejtën gjë si nëna e saj.

‘’Jolie ka vuajtur shumë divorcin e prindërve të saj dhe për pasojë ka pasur një fëmijëri të vetmuar dhe traumatike’’, ka deklaruar 63-vjeçarja. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur