TIRANE - Shkollat e mesme do të jenë të parat që do t’i nënshtrohen procesit të dixhitalizimit. Të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit mund të bëhen pjesë e këtij procesi që sapo ka nisur.

Kështu u shpreh ministrja Milena Harito gjatë një Workshopi për reformën reformës kurrikulare të sistemit parauniversitar. Ajo tha se ky proces do të jetë i vështirë, pasi mungon infrastruktura e duhur në shkollat e mesme të vendit.

“Është një gjë që është bërë në shumë vende te cilat fusin tableta ose kompjuter personal në mësimdhënie dhe në metoda dixhitale sepse ky është trendi dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër” u shpreh Harito.

Të pranishëm në këtë workshop ishin dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të cilët u shprehën se ky proces krahas pajisjes së shkollave me tableta e kompjuterë, duhet ti kushtohet një vëmendje edhe trajnimit të mësuesve, pasi janë konstatuar mangësi në përdorimin e mjeteve të teknologjisë së informacionit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)