Djali i Belerit kandidat i PD për Himarën? Dhuli: Po diskutohet çdo emër

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij arsyet se përse Rama e donte në burg lidheshin me vjen bregdetare të detit jon dhe tokat në Himarë.

“Vendim i pritshëm, nuk kam menduar që Beleri do dalë i pafajshëm për arsye se nëse do e besoja i bie që të mos besoja arsyet se përse shkoi në burg, arsyet nuk lidheshin as me Belerin as me PD, por me vijën bregdetare të detit jon që është thembra e Akilit. Ishte i pritshëm, edhe nga vetë personi, ne e dimë arsyet se përse ia ishte aty”, tha Dhuli.

Dhuli tha për gazetarin Arbër Hitaj se Partia Demokratike po diskuton për emrin e kandidatit të ri, pasi dënimi me formë të prerë nga Apeli i hap rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Himarës. I pyetur nëse djali i Belerit mund të jetë kandidat, Dhuli tha se po diskutohet çdo emër. Sipas tij, Ramën do e mundin edhe më shumë se në 14 maj.

“PD do e mund Ramën në zgjedhjet e ardhshme sërish, më shumë se e mundëm ne 14 maj. PD ka burime njerëzor për të pasur kandidat. Nuk përjashtohet askush, kemi 4 mijë kandidat se cilido prej demokratëve apo të votues të lokacionit opozitar është më i mirë se çdo kandidat i Ramës, s’ka vjedhur asnjë metër tokë. Çdo emër diskutohet, partitë kanë mënyrat e tyre si e masin terrenin politik. Partitë e mëdha nuk vuajnë për kandidatë. Ramën do e mundim sërish. Rama është shkaktari kryesor i grabitjes së pronave të tyre”, tha Dhuli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama komentator sporti? Kryeministri bën ftesën dhe e pranon! Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion

Rama komentator sporti? Kryeministri bën ftesën dhe e pranon! Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion