Dje la mandatin e deputetes, Çomo shfaqet te COVID 3: Janë rritur shtrimet te Infektivi, shumica të pavaksinuar! Ka edhe të rinj! Manastirliu: Gati strukturat e reja, vala e re po përhapet

Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast se vjon rritja e shtrimeve.

Çomo konfirmoi se janë rritur shtrimet te Infektivi dhe vihet re se janë edhe në mosha të reja. Pjesa më e madhe e të shtruarve, shefja e infektivit nënvizoi se janë të pavaksinuar.

"Numri i pacientëve te COVID 1 ka ardhur duke u shtuar. Ajo që vihet re është se kemi grupmosha të ndryshme, edhe mosha të reja. Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar. Personat që janë të pavaksinuar të vaksinohen sepse sot është arma më e fortë për tu mbrojtur nga COVID. Është një element i rëndësishëm që të bëjmë thirrje për vaksinime. Rritja e numrit të rasteve na orienton që ato struktura që kanë punuar në Covid 3 kanë mbetur të gatshme. Shtohet stafi qoftë mjekë dhe infermierë do të punojnë".

Krah Çomos, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po bëhemi gati për të hapur COVID 3 në rast se ezaurohen kapacitetet te COVID1. Sipas saj vala e rradhës e pandemisë ka përfshirë të gjitha vendet, ndaj duhet të jemi në gatishmëri për vjeshtën.

"Ditët e fundit ka pasur rritje të numrit të pacientëve. Jemi bërë gati për planin e vjeshtë dimrit. Kudo mund të shkosh të bësh vaksinën. Të vijojmë apelet sepse është e një rëndësie primare mbulesa vaksinale. Rastet janë në rritjem incidenca është rritur. Ashtu sikurse në të gjithë botën vala e rradhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në covid 1 do hapet covid3. Pas tij spitali covid 3. Ekipi mjekësor është në gatishmëri", tha Manastirliu.

Duke folur për gjendjen e të shtruarve në spitale, Manastirliu tha se 95% e tyre janë të pavaksinuar, e ndërsa u ka bërë thirrje edhe familjarëve për të nxitur sa më shumë të afërmit e tyre për t’u vaksinuar. Një apel të veçantë ministrja e ka bërë për të gjithë qytetarët +18 vjeç për t’u vaksinuar, sidomos studentëve të cilët së shpejti do të rikthehen në auditore.

“Takova pak më parë motrën e një vajze të shtruar në Infektiv, e cila ishte vaksinuar, ndërsa motra jo dhe për fat të keq është në spital. Janë rreth 95% e pacientëve që janë të pavaksinuar, por që këtu tani luajnë shumë rol edhe familjarët. Nëse kanë dijeni që një i afërm i tyre nuk e ka bërë ende vaksinën duhet të luajmë rol të gjithë për të nxitur sa më shumë në bërjen e vaksinë sepse simptoman e virusit edhe kur të zë janë më të lehta. Ka edhe një angazhim shumë të madh të gjithë strukturave të shëndetit publik për të vajtur tek çdo qytetar, i cili ende nuk e ka kryer vaksinën dhe që është kategori risku. Por mbi të gjitha edhe për të rritur mbulesën vaksinale tek të rinjtë. Ndaj edhe shtatori është sërish muaj i hapur për të vijuar vaksinimin +18 vjeç, për të vijuar vaksinimin sidomos me studentët të cilët do të jenë në auditore dhe që është shumë e nevojshme vaksinimi i tyre, në mënyrë që të ulim infektueshmërinë, por mbi të gjitha të ulim edhe problematikat e shëndetit që sjell virusi”, ka apeluar Manastirliu.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 888 raste të reja, e ndërsa numri i të vaksinuarve ka shkuar mbi 1 mln. Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Shqipëria po shqyrton mundësinë për të bërë me detyrim vaksinën anti-COVID, për një kategori të caktuar personash që janë në kontakte të afërta me njerëzit në punën e tyre të përditshme. Pedagogët dhe studentët do të jenë  dër të parët, ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama, i cili i tha ministres së Arsimit, Evis Kushi që të njoftojë rektoratet që të bëhen gati.

1629994370_Screenshot2.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës