Një foshnje 1 vjeçe e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar këtë të enjte me helikoper nga Thethi në Tiranë.
Burimet e Report Tv bëjnë me dije se foshnja kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të.
Momentalisht ajo gjendet e shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Komente

