Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, PD ankimon përjashtimin e 24 deputetëve! PS i ‘fal’ për përplasjet e së enjtes

Ndërsa vinin në jetë planin te tyre për tensione dhe flakë para Kuvendit për të dytën herë brenda javës, demokratët ankimuan edhe zyrtarisht përjashtimet e 24 deputetëve të opozitës nga Sekretariati i Etikës, ndëshkim që erdhi pas djegies së karrigeve, dhunës dhe dëmëve të tjera në seancën parlamentare të së hënës.

Gazment Bardhi përpiloi ankimimin, që u dorëzua në Byronë e Kuvendit, e cila do të ketë detyrën për të vendosur nëse do të lërë në fuqi përjashtimet e deputetëve apo do të lejojë opozitën të futet brenda parlamentit.

“Byroja e Kuvendit, brenda 2 ditëve nga marrja e ankimit, shqyrton çështjen duke zhvilluar hetim administrative. Nëse Byroja e Kuvendit nuk mblidhet brenda afatit, vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën merr formë të prerë”

Për shkak të djegies së karrigeve të deputetëve dhe goditjeve me sende në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, u përjashtuan me 60 ditë, Flamur Noka, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin. 20 të tjerë u përjashtuan me 40 ditë nga jeta parlamentare, ndërsa Edi Paloka vetëm 10 ditë.

Për tensionet, përplasjet deri fizike me gardën, ministrat dhe deputetët e maxhorancës në seancën e ditës së enjte, Report Tv ka mësuar se PS nuk do të kërkojë përjashtime të reja.

Deputetët e PD të ndëshkuar dhe masa ndëshkimore 
1.Gazment Bardhi    -  60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka         -  60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati    -   60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka            - 10 ditë i përjashtuar   
5.Saimir Korreshi     -  40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja   -  40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi -             - 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj -  40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi -        - 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu           - 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa             -  40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji        -  40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati   -  40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj    -  40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika     -  40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani    -   40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa          -  40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha     -  40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela             -  40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli     -  40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani  -  40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj-  40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho -    40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula   -     40 ditë i përjashtuar

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2024 02:03

    /LINDA/,deputetja qe solli benzinen quhet ELDA HOTI dhe keta jo qe nuk e dorezuan ne SPAK e t'i mbanin vleren e demit nga rroga,por nuk i dhane as edhe nje dite perjashtim.Ajo duhet te ishte bashke me kryesoret:Noken,Nallbatin,Bardhin!

    Përgjigju
  • Linda: 04/10/2024 15:44

    Kausi dhe rremuaja qe shkaktuan nuk zgjidhet dot nga komisioni i etikes jane metoda qe nuk japin zgjidhje.Duhet te denoheshin te pakten vetem 10 dite Gazmend Bardhi ,Xhixho dhe Kryemadhi qe nxorren karrigen ( keto te dyja jane te pa kenaqura se kane vjedhur pak arrogantet).Deputetja qe solli benzinen dhe Flamur Noka te arrestoheshin ne flagranc! Gjithe te tjeret vetem shifnin nuk bene asgje nuk duhet te perjashtoheshin se duhet te jene te degjojn dhe votojn vendimet e kuvendit!Djegia e karnavaleve ishte nje ide kalamajsh e turpshme se deputetet e opozites mund mos ta duan kryeministrin po nuk duhet te fyejn popullin qe ka votuar per te!!Nallbatit qe shtyu gardistet dogji dhe me cigare ti hiqet per gjithmone mandati deputetit!!

    Përgjigju
  • asolingo: 04/10/2024 14:21

    Per mendimin tim Luan Baçin kot e perjashtuat,ai mender ste ha as m*in.Lereni nje zvaranik eshte,nje plesht eshte,ai bente vetem kameramanin d.m.th ate qe di te beje.

    Përgjigju
  • Meti Tirane: 04/10/2024 14:14

    Une persinalishte e konsiderij te tepert Komisjonin ''Antikorrupsion", ose Xhafa, pasi jane oragane e drejtiesise si Prokurorite, Gjykatat, Spaku, e tej, dhe nuk munde te komandohet nga nje komisjon qe munde te jete mbi keto organe ligjzbatuese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…