Djegia e mandateve/ 15 pasojat për PD-LSI, nga izolimi tek humbja e komisionerëve

Djegia e mandateve/ 15 pasojat për PD-LSI, nga izolimi tek humbja e komisionerëve

Vendimi paraprak i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të dalë jashtë sistemit politik, përmes djegies së mandateve, do të ketë disa pasoja të pashmangshme dhe të rënda për fatin tyre politik. Djegia e mandateve dhe kthimi në parti joparlamentare do të pasjellë humbje të kontakteve dhe izolimin ndërkombëtar të opozitës shqiptare. Duke u shndërruar në parti joparlamentare, opozita humbet përfaqësimin në të gjitha komitetet, delegacionet, forumet dhe konferencat ndërkombëtare dhe rajonale.

Pikësëpari, PD-LSI humbasin përfaqësimin dhe rolin e tyre Komitetit Parlamentar për Stabilizim Asociim, i cili është forumi i anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Europian, ku diskutohen çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Me daljen jashtë sistemit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim humbasin automatikisht kontaktet si parlamentarë me të gjitha parlamentaret e vendeve të Bashkimit Evropian dhe si dhe me Kongresin Amerikan. Dy partitë kryesore në opozitë humbasin përfaqësimin në grupet e miqësisë me vendet e Bashkimit Evropian dhe Kongresin Amerikan, por edhe me vendet e Ballkanit. Në këtë kuadër, PD-LSI dalin edhe jashtë Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, i cili është struktura më e lartë dhe e rëndësishme këshillimore kombëtare për integrimin evropian pranë Kuvendit. Aktualisht, PD-LSI, për shkak të statusit ‘parti parlamentare’, kanë mbi 10 përfaqësues në këtë këshill. Gjithashtu, opozita humbet përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Unionin Ndërparlamentar etj.

Humbja e komisionerëve

Duke u shndërruar në parti joparlamentare, PD-LSI do të humbasin të drejtën për t’u përfaqësuar në të gjitha komisionet e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ligji zgjedhor në fuqi parashikon që komisionet e administrimit të zgjedhjeve, që nga KQZ e deri tek Qendrat e Votimit, përbëhen nga përfaqësues të propozuar nga partitë që kanë shumicën dhe pakicën e vendeve në Parlament. Me daljen jashtë sistemit parlamentar, PD-LSI vetëpërjashtohen automatikisht nga administrimi i zgjedhjeve, qoftë lokale apo parlamentare.

Pasoja të tjera

Me humbjen e statusit ‘parti parlamentare’, PD-LSI humbasin automatikisht të drejtën për të ngritur komision hetimor për një çështje apo ngjarje të veçantë. Opozita humbet gjithashtu mundësinë për të propozuar ligje, vendime dhe amendamente si dhe për të kërkuar referendum për një çështje ose një projektligj. PD-LSI gjithashtu nuk mund të kërkojnë interpelanca me kryeministrin dhe ministrat dhe as seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ose publike, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile etj. Duke djegur mandatet, PD-LSI nuk mund të kërkojnë as mocion mosbesimi për rrëzimin e kryeministrit dhe as nuk mund të votojnë për një qeveri kalimtare, siç edhe kërkojnë përmes protestave të dhunshme dhe akteve të tjera ekstreme. Po ashtu, PD-LSI nuk përfaqësohen më me nënkryetar Kuvendit, në komisionet dhe nënkomisionet parlamentare, në Konferencën e Kryetarëve, Byronë e Kuvendit, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Këshillin e Legjislacionit.

Izolimi

Djegia e mandateve dhe kthimi në parti joparlamentare do të pasjellë izolimin ndërkombëtar të opozitës shqiptare. Opozita humbet përfaqësimin në të gjitha komitetet, delegacionet, forumet dhe konferencat ndërkombëtare dhe rajonale.

Komisionerët

Duke u shndërruar në parti joparlamentare, PD-LSI do të humbasin të drejtën për t’u përfaqësuar në të gjitha komisionet e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Pasojat për PD-LSI pas djegies së mandateve

PD-LSI humbasin të drejtën për t’u përfaqësuar në të gjitha komisionet zgjedhore, që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zonat e Administrimit të Zgjedhjeve, Qendrat e Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave.

PD-LSI humbasin përfaqësimin në Komitetit Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Komiteti është forumi i anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Europian, në të cilin diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve politike dhe ekonomike BE–Shqipëri, me fokus të veçantë në zbatimin e MSA-së. Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë forum.

PD-LSI, me djegien e mandatave, përjashtohet nga të gjitha grupet e miqësisë me vendet e Bashkimit Evropian dhe Kongresin Amerikan.

Opozita del jashtë Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, strukturës më e lartë dhe të rëndësishme këshillimore kombëtare për integrimin evropian pranë Kuvendit, e cila ka si qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, në kuadër të integrimit.

PD-LSI humbasin përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila përbërë nga 47 shtete anëtare dhe përkushtohet në ruajtjen dhe bashkëndarjen e vlerave për të drejtat e njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të cilat janë “trashëgimia e përbashkët” e popujve evropianë.

PD-LSI humbasin përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare e NATO-s, që një forum që rrit ndërgjegjësimin për çështjet që ndikojnë në sigurinë e zonës Euro – Atlantike dhe mbështet parlamentet kombëtare të vendeve anëtare për të mbikëqyrur mbrojtjen dhe sigurinë.

PD-LSI humbasin përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

PD-LSI humbasin përfaqësimin në Unionin Ndërparlamentar (IPU), i cili punon për paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe forcimin e demokracisë përfaqësuese, në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, me të cilën ai ndan të njëjtat objektiva.

Humbasin të drejtën për të ngritur komision hetimor për një çështje apo ngjarje të veçantë. 

Humbasin të drejtën për të propozuar ligje, vendime dhe amendamente.

Humbasin të drejtën për të kërkuar që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Humbasin të drejtën për interpelanca me kryeministrin dhe ministrat për aspekte të ndryshme të qeverisjes së vendit.

Nuk mund të kërkojnë në komisionet e Kuvendit seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ose publike, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të interesit, si dhe grupime të tjera të interesuara për çështje të caktuara.

Nuk përfaqësohen më me nënkryetar Kuvendit, në komisionet dhe nënkomisionet parlamentare, në Konferencën e Kryetarëve, Byronë e Kuvendit, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Këshillin e Legjislacionit.

Nuk mund të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 21/02/2019 20:08

    Do Zoti ndodh keshtu. I bie qe 2/3 e politikes pastrohet. Te dale opozite e re

    Përgjigju
  • Hinglateri: 21/02/2019 14:04

    Kujt i plasi b....a

    Përgjigju
  • Baxhella Nafije e LSI-se: 21/02/2019 09:19

    ku ta gjejne shqiptaret kete mundesi qe fytyrat e ndyra te ketyre banditeve me imunitet te zhduken nga jeta parlamentare dhe nga politika ne pergjithesi.Dhe pas kesaj te zene nje nga nje radhen ne prokurorine e re,SPAK,sepse jane te zhytur ne krime dhe afera deri ne fyt,me ne krye Berishen e Lylin dhe pas tyre Nafije dybeku e kompani.

    Përgjigju
    • Beni: 22/02/2019 05:52

      yyyy zarbat sa me pare ne burg pasi tani nuk kane imunitet te pastrohet nje ale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja