Një ditë pas konsultimeve me grupin Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi st një takim me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani për të diskutuar për procedurat për djegien e mandateve.
Po ashtu këtë të martë, në orën 18:00 Basha ka thirrur kryesinë e PD-së, për të diskutuar propozimim për djegie mandatesh të deputetëve, një vendim unanim deri më tani i opozitës së bashkuar.
Ndërkohë që të mërkurën rreth orës 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.