'Do heq ministritë nga Tirana'/ Basha 'merr' bekimin e hoxhës në Shkodër, por s'e respekton

Lulzim Basha gjatë takimit në Shkodër me të rinjtë ka deklaruar se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të shikojë si mundësi zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në qytetet kryesore. Ai tha se në Shkodër mund të zhvendosen dy ministri, po ashtu edhe në qytete të tjera.

"Shkodra është tronditur nga krimi dhe pasiguria. Është shteti i lidhur me krimin, që i ka dhënë zemër krimit. Çfarë ti kërkosh policit, që të vendosë kokën në rrezik me shefin kriminel?! Tirana dhe Shkodra duhet të lidhen me autostradë me katër korsi dhe distanca të jetë e përshkueshme më shpejt. Pse jo, këtu në Shkodër të vendosen dy ministri, pse jo në Elbasan, Vlorë, Korçë apo Durrës.

Asgjë nuk e pengon qeverinë e ardhshme për zhvendosjen e disa institucioneve në disa qytete. E kemi konsideruar si një opsion, por programi është ende në fazën e punës" tha ai. Por në momentin që lideri demokrat po fliste, Hoxha thërriti zë, Basha ndaloi pak sekonda dhe tha 'Këtë ta marrim si bekim për të mirën', por nuk e respektoi deri në fund.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qerimi: 02/04/2019 10:43

    Seriozisht e ka ky? Do i shperndaj ministrite ne shqiperi? Ka per ta bere administraten kasht e koqe me keq se ceshte tani

    Përgjigju
    • Haha: 02/04/2019 14:53

      I madh je Qerim puna jote aferim

  • Ricardo: 01/04/2019 22:40

    Te pakten te kishte bere rrugen e kosovareve 300 metra ne Tirane po e la me zhavorr.Me ngjan me ate te Durresit qe do rriste rrezet e diellit ne plazh (Xhaferrin) dhe do sillte eshtrat e Ismail Qemalit !!!???

    Përgjigju
  • gardiani: 01/04/2019 21:51

    1 Prilli sot, lejohet dhe ndonje ANONIMKE ! MASHTRUS KARAGJOS . Gezuar festen !

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/04/2019 19:50

    U befsh fekale o mashtrues fillove nga trullosjet o b...q... qe ske as din e iman Autostrade Shkoder Tirane ptu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë