‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mberritur ne SPAK ku do t’i komunikohet akuza per aferen Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur nje Prokurori private te Rames, ndersa sulmoi edhe prokuroret duke thene se jane mercenare te Rames.

"Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën! Akuzohet me 500 faqe për korrupsion pasiv në bashkëpunim! Ish kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK

‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK