Do iu mbetet gjithmonë “peng në zemër”! Djemtë e “West Side Family” tregojnë se çfarë nuk realizuan dot me Dr.Florin

Do iu mbetet gjithmonë “peng në zemër”! Djemtë e “West Side Family” tregojnë se çfarë nuk realizuan dot me Dr.Florin

West Side Family

Vdekja e këngëtarit të famshëm Floran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori, anëtar dhe themelues i grupit “West Side Family” ka lënë një zbrazëtirë të madhe në muzikën shqiptare e po ashtu edhe tek miqtë e kolegët e tij të cilët e kujtojnë sa herë u jepet mundësia.

Njerëzit largohen nga kjo botë dhe ajo që lënë pas të të dashurit janë malli dhe pengjet. Një të tillë e kanë edhe djemtë e grupit “West Side Family” me artistin e ndjerë Dr.Florin.

Të ftuar në një intervistë së fundmi, anëtarët e mbetur të grupit “West Side Family”, Landi dhe Miri rrëfyen se pengu i tyre i vetëm është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.

“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.

Kujtojmë se Dr.Flori, u nda nga jeta më 17 nëntor 2014.Shkaku i vdekjes së tij në fillim mbeti i paqartë, por më vonë u zbulua se vdiq nga mbidoza. Ai u largua nga jeta në moshën 35 vjeçare, duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Së bashku, si një grup Landi, Miri dhe i ndjeri Dr. Flori bënë bujë të madhe me hitet e tyre në vitet 2000. Këngët e tyre vazhdojnë të jenë hite dhe të dëgjohen akoma edhe sot.

 

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan