TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzon rekursin e  Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të akuzuar nga SPAK për "pastrim parash", në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie.

Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

Ky hetim nisi nga SPAK dhe anti-mafia italiane pas transfertës së 18 mln eurove nga Zvicra në Shqipëri.