'Do të rrish vetëm?' Çfarë po ndodh me çiftin më të përfolur Donald-Beatrix

'Do të rrish vetëm?' Çfarë po ndodh me çiftin më të përfolur Donald-Beatrix

Beatrix dhe Donald

Kohët e fundit, ditë pas dite kanë ndodhur konflikte apo keqkuptime të vogla që kanë thelluar krizën e lidhjes më të përfolur të momentit, atë të Beatrix dhe Donald. Ditën e sotme, Donaldi duket se ka reaguar pak për këto situata të herëpasherëshme.

Ai ka shprehur gjithashtu habinë e tij me ndryshimin e humorit të Beatrix. Kjo e fundit u afrua, e teksa aktori qëndronte i heshtur, këngëtarja e pyeti: “A do të rrish vetëm?”. Pavarësisht pyetjes, ajo qëndroi me të, në tentativë për të qartësuar e për të kthjelluar situatën.

“Ti zgjohesh kështu e them çfarë ndodhi?”, i tha aktori, teksa përpiqej të sqarohej.

Madje ai shtoi se ndihet në faj lidhur me të, për gjërat që kanë ndodhur.

“Kur të pyes, më kthe përgjigje, se unë nuk flas kot”, i kërkoi ai, dhe tregoi se ndihet keq kur ajo ndihet keq.

Megjithatë, Beatrix nuk kishte një përgjigje, se pse marrëdhënia e tyre po përjeton “krizat” e para. Na mbetet të presim e të shohim sesi do të zhvillohet lidhja më e komentuar e momentit.

Rikujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, një tjetër situatë ndodhi midis dyshes. Konflikti nisi gjatë provës javore, ku ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.

Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me partneren.

Kjo e fundit e mori me sportivitet.

“Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, iu drejtua ajo Donaldit.

“Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi.

Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'