Partitë Socialiste Evropiane 'përjashtojnë' Ilir Metën, i anulojnë pjesëmarrjen në Kongres: Bëri Aleancë me Berishën

TIRANË- Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste që pritet të mbahet në 14-15 tetor ne Berlin. 

Report Tv ka siguruar e-malin që PES i ka dërguar Ilir Metës. Referuar përgjigjes, mund të kuptohet se ka qenë vetë Meta që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij Kongresi, mirëpo, kjo nuk i është aprovuar. Atij i bëhet e qartë se pikërisht për këtë vendim të vështirë siç e kanë quajtur, është pikërisht aleanca politike, referuar këtu bashkëpunimit të tij me Berishën.

"I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në mesazh. 

Partia e Lirisë ka nxituar që ta përgënjeshtrojë emailin qe Report Tv ka publikuar, mirëpo në fakt nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se e kanë KONFIRMUAR. Vetë Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka publikuar e-mailin në të cilën mund të kuptohet fare qartë që ata janë në dijeni të një e maili të tij, sepse ato kanë publikuar një foto që nuk është e njëjtë me atë që është publikuar nga Report Tv. 

Ky refuzim ka ardhur vetëm 2 ditë pasi Ilir Meta ka zyrtarizuar koalicionin e tij me Sali Berishës që të futen në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët dhe jo vetëm. Meta ka rënë dakord edhe për të njehsuar aksionin opozitar me ish-kryeministrin me qëllim për të rrëzuar qeverinë Rama.

 

Email i PES për Ilir Metën, foto e publikuar nga Report Tv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Lajmi që Ilir Meta u përjashtua nga PES është i vërtetë, ja fotoja që zbulon se Partia e Lirisë mori emailin

Me gjithë tentativat e Partisë së Lirisë për të mohuar lajmin për një vendimmarrje të Partive Socialiste Evropiane që e përjashton Ilir Metën nga pjesëmarrja nga Kongresi i radhës i PES në Berlin, lajmi është i konfirmuar. 

Që Partia e Lirisë e ka marrë një email dhe që lajmi është I VËRTETË e konfirmon edhe Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie. 
Blushi në emër të Partisë së Lirisë publikon një faksimile (Foto e mëposhtme), që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që Report Tv publikoi më herët. Pra duket qartë që ata e kanë marrë një e mail të tillë, pavarësisht se pretendojnë të kundërtën. Kjo mund të vihet re fare mirë në “kokë”  e mailit.

Në foton e sjellë nga Report Tv, nuk duket se kush janë 3 personat e tjerë që u ka shkruar e-maili, e ndërsa në foton e publikuar nga Tedi Blushi zbulohet që bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, Ralf Gjoni dhe është vendosur edhe në dijeni Giacomo Filibeck.

Foto e publikuar nga Tedi Blushi
Ora 15:15
PES i anuluan kërkesën për të qenë në Kongres, Partia e Lirisë në tentativë për të përgënjeshtruar, KONFIRMOJNË e-mailin

1665063637_1665063346Screenshot1.jpg

 

Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit të Report TV, në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.

“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.

Nga faksimilen e botuar në Report tv shihet në pamje vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected]. Në foton që Report Tv publikoi, nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera)

Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)

Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri''

Ja teksti i plotë i ''përgënjeshtrimit'' të Ilir Metës::

Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!
Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected].
Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane!

Dhe nëse ky "Fake News" nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e "gjermanit" që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa!
Edhe shtyllës së turpit do t'i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë!  Ndaj këtë "Fake News" merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë!
Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to: 07/10/2022 09:11

    Te gjither politikanet jane te komanduar si kukulla me tela! Elita boterore qe vret me vaksinat i komandon!

    Përgjigju
  • Stefan: 06/10/2022 16:59

    Lajmi me i mir i dites Bravo Europa ja mbylli deren hajdutit Nuk e kupton ky maskara qe kush bashkpunon me kriminel Berishen kunder Shqiperis kete fat do ket Jo vetem Europa por edhe kur te leviz neper Shqiperi te mar leje nga policia Se po doli ky hajdut vetem te keqia sjedh ne kete vend

    Përgjigju
  • Jari: 06/10/2022 16:14

    Ike o Like Floriri, ta mbylli derën Evropa dhe USA e Britania janë gati të ta presin biletën Non Grada, ça do thuash tani o i 12 në përrua, o Like Mavria, o Bagabond, ah Spurdhjaku i Çepani që do kapësh 7 penxheret më në fund.

    Përgjigju
  • Andi: 06/10/2022 16:07

    Mire ja kane bere qenit se ja vinte fajin rames per gabimet e veta po nderkombetaret nga nisen per kete

    Përgjigju
  • Klea: 06/10/2022 16:05

    Si miku i tij nongrata dhe ilirin spo e lene me ne keshtu eventesh

    Përgjigju
  • Sarapanidhi: 06/10/2022 14:13

    Ore,po mos eshte I-mail për anullim fluturimi,se ai ska muajin qe ishte per psonisje ne Ingliterra....kaq shpejt ndryshojne keta evropianet??? Çudi e MADHE!

    Përgjigju
    • Kistra: 06/10/2022 15:50

      Edhe ne Gjermani mund te shkoje or mik, por jo ne Kongresin e Partive Socialiste Europiane (PSE) qe mbahet atje. Kaq e thjeshte eshte.

    • Supaxhiu i Athines: 06/10/2022 15:03

      Bravo! Turkoshqiptaret jane shume idiota per te kuptuar se ka ndryshim te madh midis pjesemarrjes ne nje kongres politik te nivelit te larte dhe nje vizite turistike. Te puth fort!

  • KASEM DYRDYL Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 06/10/2022 14:08

    O Ilir Metaj e vërtetaj po bohesh gati për pasha o aga. Non grata sdo vonohet o Ilir floriri i gjith i ngriri. E kur të vi titulli non grata kap Salhe bajgën nga krahu e vazhdoni boni politik vetëm me njerëz hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi