Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv komenton hetimet ndaj Belind Këlliçit, ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Doçi thotë se hetimet ndaj tij janë thelluar dhe përpos falsifikimit të diplomës, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e kontrabandës, pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda e fshehje pasurie.

Opozita ka një problem të madh me të vërtetën. Beqiri ka bërë allëzim penal ndaj Metës, që është kthyer në akuzë. Ka bërë kallëzim për Këllicin, hetimet janë thelluar dhe po hetohet për kontrabandë, mashtrim me pasoja të rënda, fshehje pasurie, pastrim parash. Për Nokën që ëhstë në proces hetimi. Është vënë në shënjestër dhe sulmohet pse ka kallëzuar”, tha Doçi.

Doçi thotë se Këlliç është rast unik, që është emëruar në pozicione të rëndësishme pa patur as diplomën e shkollës së mesme.

“Është bërë drejtor me ligj, dhe si dokument ka të ligjshme vetëm dëftesën e shkollës 8-vjeçare. Mund të jetë rast unik, që është emëruar në pozicione të rëndësishme në Ministrinë e Turizmit dhe Bashkinë  e Tiranës, pa patur as diplomën e shkollës së mesme”, vijoi Doçi.

Ndërkohë, avokati Idajet Këlliçi që ka bërë kallëzimin në SPAK për Këlliçin thotë se Këlliçi ka flsikfikuar diplëm e shkollës së mesme, ka bërë deklarim të rremë të pasurive, pasi nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses së tij. Madje, Avokati thotë se Këlliԭi mohoi edhe bashkëjetuesen e tij për t’i shpëtuar SPAK.

“Vetëm Belind Këlliçi, ose belo ezmeri se ja kanë vënë të tijtë këtë nofkë. Jo më larg se para tre ditëve, në televizionin e tyre, se ata subvencionojnë tek ai TV. Iu bë pyetja për Erion Veliajn, që është anonim ai që ka bërë kallëzimin dhe argumentoi se çfarë rëndësie ka se kush është kallëzuesi. Kallëzues mund të jetë kushdo, problemi është a qëndrojnë ato që thotë. Pas 3 minutave, kur iu tha se është bërë kallëzim ndaj teje se ke falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, të thotë që kë bërë deklarim të rremë të pasurive të tua. Ai ka vajtur në SPAK dhe mohoi Anën, ti mund ta mohosh, por kur t’u desh Ana që të rregullonte pak atë imazhin tënd, të duhej një vajzë intelektuali, e përdore anën, e more në karrige atje, në ato studio e prezantove. Si e mohon tani, thua që se kam bashkëjetuese, nuk e deklaroj pasurinë e saj se ajo nuk është me mua, i shërben prindërve e vëllait të saj.

Ti vjen e thua që Beqiri ka dënuar njerëz për agjitacion e propagandë. O belo, ti mendon se historia e Shqipërisë nisi nga dita që falsifikove dokumentin e shkollës së mesme. Nuk ka lindur aty historia e Shqipërisë o Belo, ka lindur më tutje, edhe më tutje është viti 1995 kur këto shpifje të ndyra që bën ti për mua, mi bëri Berisha dhe më arrestoi në ’95. Jo vetëm më arrestoi por shkalla e parë e tij, me prokurorin Gjokutaj kërkuan 15 vite burg. Por pastaj u bë një gjyq në gjykatë e lartë, 11 anëtarët e saj, më dhanë pafajësinë, por edhe më dëmshpërblyen për këto shpifje që më bën ti Belo”, tha Këlliçi.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Përfitojnë 1 mln konsumatorë! E gjetëm këtë sektor në katastrofë të nivelit botëror

Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Përfitojnë 1 mln konsumatorë! E gjetëm këtë sektor në katastrofë të nivelit botëror